Projekti “BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE E LIBRIT SHQIP “alb@rt” “
Ku aplikohet ?
Ky projekt gjen aplikim vetëm në botimet titullarët ligjor të të cilëve lejojnë publikimin në këtë hapësirë ose në botimet të cilat kanë humbur “të drejtën e autorit”
Si paraqiten tekstet ?
Një skedë informuese tregon personin që ka kryer radhimin, sistemin e përdorur, nivelin e besnikërisë së tekstit dhe disa të dhëna të tjera esenciale.
Ky projekt ka për qëllim të ofrojë tekste komplete dhe korrekte.
Kodifikimet e përdorura në tekstet elektronike si p.sh përdorimi i shkronjave korsive, ose të zeza u korrespondojnë standarteve internacionale njohura.
Kujt i vjen në ndihmë ky projekt ?
Ky projekt në veçanti i vjen në ndihme shqiptarëve që banojnë jashtë kufijve të Shqipërisë e që kanë mundësi të pakta të gjejnë libra e tekste ne gjuhën e nënës.
Ky projekt i vjen në ndihmë personave që dëshërojnë të kryejnë studime e kërkime gjuhësore.
Ky projekt i vjen në ndihmë personave që fillojnë edhe privatisht studimin e gjuhës sonë.
E këto janë vetëm disa aspekte të ketij projekti.
Ndofta do te duhen vite pune, për realizimin e këtij projekti por jemi të bindur për dobinë e tij.
Bashkëpunimi që kemi gjetur në figura të shquara te letërsise shqiptare bashkëkohore, studiues të gjuhës e letersisë shqiptare e të huaj (bashkëpunim që kemi synim ta rrisim në të ardhmen) është garanci e demostron karakterin serioz shkencor ne realizimin e këtij projekti.
albacenter.it