lunedì, Novembre 3, 2025
spot_img
dal 1999 ci dedichiamo alla promozione dell'arte ...

Novita

Biblioteka elektronike e librit ne shqip “alb@rt”

Projekti “BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE E LIBRIT SHQIP “alb@rt” 

Ku aplikohet ?

Ky projekt gjen aplikim vetëm në botimet, titullarët ligjor të të cilëve lejojnë publikimin në këtë hapësirë ose në botimet të cilat kanë humbur “të drejtën e autorit”.

Si paraqiten tekstet ?

Një skedë informuese tregon personin që ka kryer radhimin, sistemin e përdorur, nivelin e besnikërisë së tekstit dhe disa të dhëna të tjera esenciale.

Ky projekt ka për qëllim të ofrojë tekste komplete dhe korrekte.

Kodifikimet e përdorura në tekstet elektronike si p.sh përdorimi i shkronjave korsive, ose të zeza u korrespondojnë standarteve internacionale njohura.

Kujt i vjen në ndihmë ky projekt ?

Ky projekt në veçanti i vjen në ndihme shqiptarëve, që banojnë jashtë kufijve të Shqipërisë e që kanë mundësi të pakta të gjejnë libra e tekste ne gjuhës mëmë.

Ky projekt i vjen në ndihmë personave që dëshërojnë të kryejnë studime e kërkime gjuhësore.

Ky projekt i vjen në ndihmë personave që fillojnë edhe privatisht studimin e gjuhës sonë.
E këto janë vetëm disa aspekte të ketij projekti.

Ndofta do te duhen vite pune, për realizimin e këtij projekti por jemi të bindur për dobinë e tij.

Bashkëpunimi që kemi gjetur në figura të shquara te letërsise shqiptare bashkëkohore, studiues të gjuhës e letersisë shqiptare e të huaj (bashkëpunim që kemi synim ta rrisim në të ardhmen) është garanci e demostron karakterin serioz shkencor ne realizimin e këtij projekti.

albacenter.it

Latest Posts

Da non perdere

Iscriviti

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.