shqip

kush jemi

Kjo hapesire web lindi ne 1999, si Galeri Virtuale Artesh e artisteve piktore-skulptore shkodrane. Me pas me rritjen e interesimit dhe kerkesave te vizitoreve (shqiptare e te huaj) linden sektoret e tjere: libri, filmi, fotografia, artizanati, aktore, artistet e rinj, muzika, shoqatat etj., duke e kthyer kete hapesire ne nje Portal te informacionesh mbi aktivitetet e artisteve e shkrimtareve shqiptare kudo qe veprojne neper bote.

Linden projektet “Katalogu i artisteve shqiptare” dhe “Biblioteka elektronike e librit shqip” qe jane dhe objektivat e ekipit realizues.

Duke dashur t’ju pergjigjemi kerkesave per publikim, kemi organizuar per kater vite me radhe “Konkursin Letrar”. Pjesmarrja e krijuesve dhe e votuesve eshte shprehje e interesimit te madh qe ka kjo hapesire web.

Sot sipas statistikave zyrtare kjo hapesire gezon nje numer te konsiderueshem vizitoresh. Ne muajin mars 2007 kemi pasur gjithsej 45.022 vizita dhe 297.796 kontakte dhe jane shfletuar 131.901 faqe web.

 

Ekipi projektues e realizues albart:

 

Albana Temali – Bolonje (Itali)
(gazetare/pubbliciste, psikologe) ide-projekt dhe editore albacenter.it qe ne 1999

 

Bashkëpunëtorë në vite:

Zef Naçaj– New York (Sh.B.A)
(piktor- fotograf) ndihmoi për krijimin e sektorit te piktures, per grumbullimin e dergimin e materialeve nga Shqiperia per ndertimin e gallerise se arteve figurative ne “albart” ne ’99.

 

Skënder Temali – Shkoder (Shqiperi)
(shkrimtar) ndihmoi për krijimin e sektorit te librit e realizimin e kontakteve ne Shqiperi me shkrimtaret shkodrane per grumbullimin e dergimin e materialit per publikim.

Ilir Butka – Tirane (Shqiperi)
(piktor, regjizor) ndihmoi ne shtimin e prezantimeve ne sektorin e filmit, pikturës.

 

Ferdinand Bjanku – Rome (Itali)
(kantautor) ndihmoi ne shtimin e prezantimeve ne sektorin e filmit, pikturës si dhe ofroi material fotografik per publikimet e ndryshme.

 

Xhuli Babatinca– Toronto (Kanada)
(gazetare, poete, përkthyese) për sektorin e librit

 

Ergys Temali (studio grafike/ webmaster, Tirane, Shqiperi)
ndihmoi ne krijimin e struktures se re te albacenter.it

 

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.