Milano, Italia
27 qershor – 10 shtator 2007
Ekspozite personale pikture e piktorit Dalip Kryeziu titulluar “DALIP”, ne Grossetti Arte Contemporanea (via di Porta Tenaglia, 1/3, Milano) me 27 qershor deri me 10 shtator 2007, ndersa në Frankfurt, në datat 22 qershor – 28 korrik 2007… artikulli i shkruar nga Arsim Kajtazi
Piktori Dalip Kryeziu edhe në këtë muaj, në vazhdën e aktivitetit të tij intensiv dhe dinamik në fushën e pikturës dhe ekspozimit të saj në përmasa relevante, prezantohet me një personale në Milano nga galeria internacionale “Grossetti Arte Contemporanea “nga data 27 qershor deri 10 shtator 2007, e cila inaugurohet me 27 qershor 2007 ne seline e Galerise ne via di Porta Tenaglia, 1/3, Milano dhe qe eshte edhe njera nga ekspozitat më me peshë në këtë fazë të jetës dhe veprës së këtij piktori ambicioz, të vyeshëm dhe të frytshëm, por qe do te vijohet nga nje tjeter ekspozite edhe në Frankfurt, nën patronatin e “Lecia Camera Gruppe” & “Foto-Hobby Ram GmbH”, në datat 22 qershor – 28 korrik 2007.
Ekspozita ne Itali, ne Milano, ne Gallerine “Grossetti Arte Contemporanea ” eshte nje personale ku sërish prezantohet me temën e tij aq të kultivuar me pasion viteve të fundit, kokën e njeriut, me të cilën sajon piktura me një imazh të fortë estetik, mbi bazën e një ekspresionizmi abstrakt, që mbështetet edhe në simbolikën e kokës, pozicionit të saj, strukturimit kompozicional, po edhe mishërimit koloristik, duke sajuar kështu një pikturë simbolike eskpresive dhe asbratkte. Për piktorin me nje energji kreative eksperimentuese portreti mund te shihet edhe si një “peizazh dimri”, apo ndonjë stinë tjetër, por edhe ndonjë finese tjetër tematike, që mund të sugjerohet edhe përmes titullit të veprës. Këtë provokacion e bëri edhe në Frankfrurt në ekspozitën me moton apo titullin gjithpërfshirës “Topografia e jetësores”, që me këtë rast do të provojë organizatori i ekspozitës ta rrumbullakësojë përmbajtësisht dhe estetikisht me rastin e qasjes së veprës së ekspozuar.
Edhe në rastet kur në sfondin e pikturës qëndrojnë shumë koka apo vetëm një, autori provon të zbërthejë fshehtësitë e begata kuptimore dhe psikologjike e ndjenjore të figurës së tij të preferuar, që këtë prirje deri në një masë mëton ta largojë nga një rutinë apo persiatje e kërkimit në një temë që zbërthehet në variante. Sikur don të thotë se fshehtësitë në botën e njëriut, në kokën e njeriut (në universin e tij të brendshëm ku plekset makrokosmosi me mikrokosmosin), ato janë të thella dhe thuaja të paarritshme definitivisht. Kjo edhe e ngacmon krijuesin në hulumtime të vazhdueshme krijuese, për të lënë prapa vetes piktura që po e ngacmojnë opinionin artdashës dhe profesional të veprës së tij.
Pikërisht për shkak të po këtyre afiniteteve, pas Frankfurtit, Dalipi këtë verë do të prezantojë veprën e tij në Milano, në një prezantim të galerisë së njohur ndërkombëtare, ku kanë frekuentuar emra të njohur të pikturës e artit modern, “Grosetti Arte Contemporanea “, Via di Porta Milano. Me këtë galeri Dalipi u prezantua denjësisht kohë më parë, në Panairin ndërkombëtar të organizuar brenda Biennales së Venecias në Itali. Duket se domentet që ky krijues ka hulumtuar me mëtim viteve të fundit , veçanërisht në aspekte tematike, stilistike dhe modeluese figurative e koloristike, po japin rezultate te theksuara në aspektin e receptimit dhe të pranimit të këtyre vlerave. Dëshmi e kësaj janë ekspozitat që brenda ketij viti vijnë radhë njera pas tjetrës.