Archivio 2007

La settimana del film albanese ad Atene

Athine, Greqi

Java e Filmit Shqiptar ne Athine

 

Me 24 Maj 2007 filloi “Java e Filmit Shqiptar” ne Athine e organizuar nga Qendra Kombetare te Kinematografise Shqiptare dhe ajo Greke, nen kujdesin e regjisorit Bujar Alimanit. Ky aktivitet mendohet te perseritet edhe vitet e ardhshme si nje rast per te krahasuar nivelin teknik dhe interpretativ te aktoreve dhe regjisoreve.

Dita e pare e Festivalit te Filmit shqiptar u hap ne Sallat e filmave kinematografike ” Trianon Film Center”, Patision 101 dhe Kordhatos 21, Athine ku ishin te pranishem publiku i shumte dhe nderuan me pjesmarrjen e tyre Sonte na nderojne me pjesmarjen e tyre z. Vili Minarolli, Ambasador i Shqiperise ne Greqi, z.Abaz Hoxha, z.Xhevdet Ferri , drejtori i Kinematografise Shqiptare,aktori Myzafer Zifla

Fjalen e hapjes e mbajti regjisori Bujar Alimani .

Ne kete Festival do te projektohen 25 filma me metrazh te gjate e te shkurter, dokumentare e vizatimore. Per cdo dite do te kemi te ftuar regjisore, aktore, studjues, kritike, dhe dashamires te artit e kultures .

Filmin e hapjes “Gjoleka djali Abazit ‘ i xhiruar ne 2004. me Regjisor dhe skenarist nje nder pionieret e krijimit te Kinematogrrafise Shqiptare Dhimiter Anagnosti. Drejtor i fotografise Spartak Papadhimitri. Ne rolet kryesore luajne : Enxhi Agushi, Artur Gorishti, Myzafer Zifla, Roza Anagnosti, etj.

Ngjarjet e filmit zhvillohen ne vitet 1930. Tema qe trajton eshte qendrimi patriarkal i nje babai qe do te formoje te birin si trashegimtar te vetem, si veten e tij.

Per ditet e Festivalit kontriboi ne organizim edhe Streha kulturore e Emigranteve Shqiptare

Te gjitha filmat jane te perkthyera edhe ne gjuhen greke.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *