15 prill 2007
Milano, Sesto San Giovani
Concerto “Shqip Kendoj” organizzato dalla Lega Nazionale Albaneso- Arberesh in Italia e Ballkan Dream Music Association di Tirana. L’evento organizzato in collaborazione con il Consolato generale dell’Albania a Milano.
——————————–
Mesazhe dashurie, miqesie e mirekuptimi me rastin e 16° vjetorit te emigracionit masiv shqiptar ne Itali.
Nazoralda Gjoshi
Një lumë makinash vijnë nga provincat e ndryshme të Lombardisë: Milano, Varese, Lodi, Como, Lecco, Brescia, Bergamo, Pavia e Parma, por nuk janë të pakta edhe ato që vijnë nga provincat e tjera të Italisë si Venezia, Treviso, Trieste, Udine, Bologna, Modena, Rimini, Alessandria, Ravenna e Massa Carrara. I gjithë ky lumë makinash e mbushi plot e përplot sheshin “1 Maj” të Sesto San Giovanit, më datën 15 prill, ditën e diel pasdite. Nuk janë më shqiptarët e para disa viteve, që ropateshin në këmbë rrugëve të Evropës, të veshur keq e me një qese plastike të zezë në dorë, por shqiptarët e fillim shekullit të ri, të veshur bukur e pastër e shumica e tyre me makina luksoze. Sa vjen ora 17.00 pallati “PALASESTO” shpërthen nga brohoritjet dhe duartrokitjet e zjarrta, nderkohë që flamuri kombëtar kuq e zi, i shpalosur nga disa dhjetëra shqiptarë, i ndryshon ngjyrën ambjentit të sallës.
Kanë kaluar 16 vjet nga emigracioni masiv shqiptar drejt Italisë dhe shumë gjera qysh atëhere kanë ndryshuar rrënjësisht. Shqiptarët në Itali përbejnë jo vetëm komunitetin më të madh në shifra, me mbi rreth 380 mijë residente, por edhe një komunitet shumë të ri në moshë e mjaft cilesor në përmbajtje, një komunitet që jep një kontribut të konsiderueshëm jo vetëm pë Shqiperinë por edhe për vetë Italinë. Ka midis tyre punëtorë të talentuar të të gjitha kategorive, intelektuale e studentë, por edhe mjaft sipërmarrës e të laureurar në shkollat e larta italiane. Të gjithë janë grumbulluar me dëshirën per t’u takuar e per të kujtuar se nga vijnë, por edhe për të diskutuar së bashku e projektuar se ku do të shkojmë në të ardhmen.
Midis emigrantëve të shumtë kishin ardhur edhe mjaft kryetarë shoqatash kulturore italo-shqiptare që operojnë në veriun e Italisë, personeli i konsullatës së Milanos me Konsullin e Pergjithshëm Prof. Spartak Topollaj, aktivistë të nderuar të emigracionit, humanistja shqiptare znj. Vitori Stefa Leka, ish Konsulli Prof. Dot. Hasan Muçostepa e shumë të tjerë.
Me këtë rast Presidenti i Lidhjes Nacionale Shqiptaro-Arbereshe në Itali, Dot. Alban Kraja shpërndau titujt “Anëtarë Nderi të Lidhjes” akorduar Kostaq Stefos (pas vdekjes), Ali Spahisë (pas vdekjes), Konsullit shqiptar në Milano Prof. Spartak Topollaj dhe sipermarresit shqiptar në Torino z. Artan Doda.
Për të përshendetur arritjet mjaft domethënëse të komunitetit shqiptar në Itali ishte parashikuar edhe zhvillimi i koncertit me titullin mjaft domethenes “Shqip Kendoj”. Kënga magjike shqiptare, e kënduar bukur nga Sinan Hoxha, Bleona Qerreti, Ermal Fejzullahu, Poni e Valbona Halili e pushtoi sallën e Pallatit të Sportit për rreth tre orë. Me mjaft hijeshi e dashuri per bashkëatdhetaret e prezantoi këtë koncert Paloma, por një freski të veçantë i solli ketij aktiviteti edhe grupi Hip Hop “Alesjo Band 2”.
Organizatorë të Koncertit “Shqip Kendoj” ishin Lidhja Nacionale Shqiptaro-Arbereshe në Itali dhe Balkan Dream Music Association në Tiranë. Aktiviteti u zhvillua në bashkepunim me Konsulaten e Pergjithshme të Shqiperisë në Milano.
Tremijë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali dhe këngëtarët e talentuar që erdhën nga Tirana, të gjithë së bashku, me këtë manifestim madhështor artistik, krahas kënaqësisë së tyre shpirtërore, i transmetuan popullit mik italian mesazhet e miqësisë e të mirëkuptimit, me-sazhet e dashurisë e të respektit.
Këngët, buzëqeshjet dhe duartrokitjet e mijëra spektatorëve, në këtë mbrëmje të bukur, së bashku me gëzimin e qindra fëmijëve që kënduan e lodruan në sallë, ishin në të njëjtën kohë edhe shprehje falënderimi për mikëpritjen bujare italiane, ishin shprehje e një dëshire dhe vullneti të sinqertë të të gjithë popullit shqiptar për të ecur së bashku me popullin italian në rrugën e bashkëpunimit.
Hijet e zeza dhe tentativat e atyre që duan të errësojnë imazhin e emigrantit shqi-p-tar në Itali, koha ka filluar t’i shuajë nga ndikimi i vazhdueshëm i korrektësisë në punë e në jetë i mijëra shqiptarëve, nga një përfaqësin dinjitoz i mjaft të rinjve që ndjekin shkollat italiane të të gjitha niveleve dhe nga vullneti i sinqertë për tu integruar denjësisht në jetën italiane.
Eshtë hera e parë që në Milano organizohet një manifestim i përmasave të tilla. Eshtë hera e parë për Milanon qe ndjen nga afer forcen organizuese dhe drejtuese te Lidhjes Nacionale Shqiptaro-Arberesh, tashme udheheqeses te devote morale te komunitetit te gjere shqiptar ne Itali.
Shoqatat perberese te Lidhjes, te shperndara ne menyre harmonike ne mbare gadishullin Apenin, së bashku me armatën e madhe të emigrantëve tane, janë një faktor tepër i fuqishëm i lidhjes dhe bashkëpunimit midis dy vendeve që duhet mbajtur më mirë parasysh nga shteti shqiptar. Le të jenë të gjithë këta qytetare shqiptar me banim ne Itali, se bashku me aktivitete të tilla të bukura, si ky i djeshmi në Milano, indikatorët dhe udhërrëfyesit e asaj që duhet të bejmë më mirë në të ardhmen.
Drejtuese e seksionit studentor prane Lidhjes Nazionale Shqiptaro-Arberesh
Nazoralda Gjoshi