shqip

Mesazhet e visitoreve nder vite..

  • 07-07-2007
    Pershendetje per juve jam , Blerina prej Kosove edhe desha tju pergezoj per kete faqe qe e keni hapur me behet qefi vertet , do doja te kishte me shume faqe te tilla suksese , nga ana ime.
    Blerina Topalli – Ferizaj, Kosove 
  • 3-04-2007
    Pershendetje te gjithe shqiptareve: rastesisht hyra ne kete faqe: me behet qejfi qe shume njerez te tjere kishin marre pjese dhe keshtu mendova te te bej edhe une: une jam ne Itali dhe me mungon shume cdo gje e Shqiperise se dashur, sidomos muzika, arti ne pergjithesi ndaj dhe ju kerkoj te hapni sa me shume site te tilla .
    Ju faleminderit dhe suksese te metejshme
    Dea (Vlore) – Itali 
  • 18-04-2007
    Urime edhe suksese te medha gjithe artisteve shqipetar ne gjithe boten.
    me rrespekt
    Sonila Isufi, Chicago 
  • 10 Mars 2007
    Te nderuar zoterinj, sot pashe per here te pare sitin tuaj te mrekullueshem
    Ju pershendes.
    Zamir Mati (piktor): Paris,France 
  • ——————————–
  • 28-02-2006
    Duke ju falenderuar per punen tuaj ne krijimin e kesaj hapesire te kendeshme e mjaft te vlefshme per te gjithe ne kudo qe jemi, dergoj urimet e pershendetjet e mia juve e gjithe artistave tane kudo qe jetojne e punojne e qe me veprat e tyre bejne te njohur historine e vlerat e vendit e kombit tone. E me kete rast, me shpresen e urimin se do te mund te kem ndonje komunikim direkt prej atij vete, ne veçanti deshiroj ti dergoj pershendetjet e mia regjisorit e piktorit Artur Muharremi, te cilin kam patur kenaqesine ta njoh personalisht, duke i uruar gjithe te mirat e veç suksese.Gjithe te mirat,
    Maksim Cipi – Rome, ITALI

  • 26-01-2006
    Ju lumte qe jepni nje kontribut dhe nje shtyse per artistet shqiptare.
    Keshtu vazhdoni dhe uroj qe puna juaj te mos shterroje kurre artistet shqiptare kane nevoje per nje shtyse e kjo eshte rruga me e bukur qe ju keni zgjedhur per t’i dhene sado pak nje vleresim nga ana juaj. Ju lumte!
    Dea Temali – Shkoder, Shqiperi

  • 20 -01-2006
    Urimet me te mira per punen tuaj , me te vertete qe sonte u clodha duke pare gjera te bukura per shkoder “locen” do te deshiroja me pershendet te gjithe shkodranet kudo qe ndodhen dhe tju beja nje thirrje n.q.s me lejojne: ” nje dite te kthehemi te gjithe ne shkoder dhe ti kthejme lumnine qe keto dite po i mungon ”
    pershendetje ,Behar Cekorja – Siena / Itali

  • 13-01-2006
    pershendetje nga ILIRIDA jeni fantastike me pelqejn veprat tuaja dhe stili juaj
    Enver Selimi – Kerçove, Maqedoni

  • 12-12-2006
    Pjeter Vukaj shkrimtar dhe artist i merituar meriton nje cmim te pershtatshem per veprat e tija artistike ai per menimin tim si lexus i rromaneve te tij si lulja ferres monomenti lypsit dhe ditarin me poezi ditar zemre i uroj fat dhe suksese
    Xhevahir Hasi – Shkoder,Shqiperi

  • 12-12-2006
    Pershendetjet e mija me te sinqerta per ket faqe e cila na ofron ni pasuri te madhe si ne art kultur etj.
    Yll M. Lajci– Peje, Kosove

  • 27-11- 2006
    Desha t’ju uroja per faqen qe keni ndertuar, me te vertete eshte nje faqe e shkelqyer edhe ju lumte per punen qe keni bere.
    Respekt ,Bledi
  • 23-11- 2006Pershendetje vizitova faqen tuaj dhe me beri pershtypje suksese.
    Naime Azi – Tetove, Maqedoni

  • 12-07-2006
    Ju uroj shendet te plote gjithe shqiptareve kodo qe ndodhen. Shkodra mbetet
    gjithmone ne zemren tone edhe pse per motive pune e shohim nje ose dy here ne vit. Pershendetje Shkoder, Pershendetje Shqiperi.Me respekt!
    Agron Hysaj – Milano, Itali

  • 03-07-2006
    Sapo gjeta kete faqe desha te pershendes te gjith shqipetaret kudo qe ndodhen suksese ne jete
    Roland Toma– Shkoder, Albania

  • 22-06-2006
    Ju pergezoj per faqen tuaj; Me respekt!
    Gjergj Plani

  • 18-05-2006
    Pershendes me ane te ketij mesazhi te gjithe artista e Shqiperise. Ne vecantij dua te pershendes Shpetim Kelmendin. Kam deshire qe ne per mjet webside tuj te kete edhe te dhena arkiologjike si shkrime te hereshme te historike Shqiptare.E them kete sepse Greket po na dalin me te vjeter se vete Globi.JU PERSHENDES NGA LARG.
    Sam Koka – League city-Texas/U.S.A.

  • 26-03-2006
    Per piktorin Leonard Pervizi: Sapo rashe ne kontakt me punet tuaja te mrekullueshme. Pashe serialin e kryqeve. Mahnitese. Nese nuk kompleksoheni punet tuaja me sjellin tek nje shkrirje mes Gojes dhe Dalise, nese nuk jam krejtesisht i gabuar. Gjithsesi mbeta i befasuar nga keto pune dhe te uroj suksese.
    Albert Vataj – Tirane/Shqiperi

  •  26-03-2006
    Ne kohen e diktatures, pa e njohur asnjehere kisha degjuar per nje piktor te famshem: Leke Pervizi. Me tregonin se eshte i internuar e nuk mund te njihet vetem se eshte shume i talentuar. Sot une gjeta ne “Albart”, emrin e djalit te tij Leonard Pervizi, ne rrugen e sigurte te suksesit. Me behet qefi jashtezakonisht dhe i uroj ketij autori suksese te metejshme ,per te miren e tij e te kultures shqiptare, ne se kemi parasyshe se ambasadoret e vertete te kulture shqiptare ne bote jane keta artiste, qe gjenden te barabarte ne mes artisteve te huaj.
    Zef Naçaj – Nju Jork, SHBA

  • 04 -01-2006
    Gezuar ! Per shume vjet Vitin e Ri te gjitheve qe keni bere kaq shume te rendesishme per imazhin e artit shqiptar, qe kemi nevoje ne qe jetojme jashte vendit, suksese organizatoreve te faqes dhe pershendetje te gjithe vizitoreveme respekt,
    Atan Koldashi, Athine, Greqi

  • ————————————————————

  • 26 -12-2005
    Me te vertet nje faqe shume e bukur dhe emocionuese per kulturen tone kombetare, ju lumte dhe zoti e shperblefte punen tuaj
    Fikreti – Tuz, Mal i Zi

  • 25 -12-2005
    Nje sit me te vertete ne sherbimin e komunitetit tone. Ju uroj nje pune sa me te mbare ne 2006!
    Enkeleid Omi – Bedford, Angli

  • 20 -12-2005
    Kjo faqe me te vertet eshte shume e mire. Ne kete web site mund te gjej te gjitha gjerat qe me nevoiten per shkolle, lidhje e popullin tone. Jeni me te miret, vetem vazhdoni.
    Arberie Pacolli – Prishtine, Kosove.
  • 5-11-2005
    Enrik Mendoja ka kene nder talentet ma te rralla ne fushen e piktures. Dhe per mendimin tim Shkodra dhe Shqiperia kane humbur nje ‘Migjen’ te piktures.
    Bujar Hali – Cikago, Illinois

  • 2-11-2005
    Pershendetje dhe urime per punen e bere deri me tani. Jeni te mrekullushem veq vazhdoni keshtu. Suksese dhe vetem suksese.
    Shaqir Alija – Gjakove, Kosove

  • 27-10-2005
    Përshëndetje për faqen interesante. Një nisme e bukur që ja vlen të përshëndetet. E vetmja vërejtje është për fotografitë të cilat mund të jenë më cilësore.
    Dorian Pasha – Tirane, Shqiperi

  • 25-10-2005
    Tek lexoja poezite e Artes Llazanit, udhetova ne qoshezat e shpirtit te saj.
    Ardita – Greqi

  • 21-10-2005
    Me behet qefi qe i ofroni shqiptarve kudo qe jane te shprehin mendimet e tyre. Suksese te metejshme
    Edmir Sylja – Stamboll, Turqi

  • 02-tetor-2005
    Pershendetje, site shum interesant se permban gjithe artin dhe jo vetem 1 fushe te tij si psh vetem poezi apo muzike. Ketu sheh cdo lloj artisti, piktor, aktor, poet, shkrimtare etj. Urim edhe cdo gje tu eci mbare.Me respekt,
    Elena Myftari – Athine, Greqi

  • 29-09-2005
    Pershnes tan shkodranet kudo qe jane, i baj thirrje me ja cu zanin e nderin Shkodres nalt e ma nalt.
    Sh. Borici – Itali

  • 15-09-2005
    Hi! ju pershendes shum te gjitheve dhe ju them qe jeni te mrekullueshem. Por kam nje vrejtje per juve. Duhet qe te flisni me shum per artistet qe tani nuk jetojne ne Shqiperi dhe per spotistet.
    Ani Vukatana – SH.B.A

  • 07-09-2005
    Kull faqe njerez, ju lumt dora, pershendetje,
    Besi – Slloveni

  • 05-09-2005
    Me ka pelqyer pa mase
    Visar Sadiku – Ferizaj, Kosove

  • 19-08-2005
    Pershendetje te ngrohta nga nje vizituese e re e kesaj faqe,por do te behem e vjeter per nga shkrimet e mija,
    Valbona Krasniqi – Prishtine, Kosove

  • 15-08-2005Ju pershendes, site shume interesant, te jeni mire dhe gjithmone suksese.
    Enkelena Myftari – Athine, Greqi

  • 04-08-2005
    Un jam ish nxenesi i Sytki Brahimi-t dhe e pergezoj per punen e tij!
    Terenc Pepa – Shkoder, Shqiperi

  • 04-08-2005
    Miredita nga Parisi,
    Jam tepër e lumtur sa herë që vizitoj këtë faqe dhe më jep një gëzim tepër të veçantë brënda vetës sime. Pastaj është edhe kjo që duke parë këta piktura tepër të bukura më bën që të ndihem më pranë Atdheut. Komplimente të mira dhe Bravo.
    Adelina Piroli – Paris, France

  • 25-07-2005
    Respekt, në këtë kohë të pakohë është e vështirë të gjesh njerëz vullnetmirë për artin, për mushkëritë e etikës morale dhe shpirtërore tek një popull. Edhe pse gjykohet kjo kohë e tranzicionit dhe marrëzira po quhet art, sepse po punohet vetëm për lekë dhe shifër. Më erdhi jashtëzakonisht e mirë kjo faqe dhe Ju dëshiroj nga zemra punë të mbarë. Me këtë faqe jeni duke bërë një Kala me artistët tanë të shpërndarë kudo nëpër botë.
    Dashnim Hebibi – Zyrih, Zvicerr

  • 22-07-2005
    per “Konkursin letrar” – Krjimet jane me vlera artistike, gjuhe popullore te kuptueshme per cdo mase dhe e bejne per vete cdo lexues. Por merita ju takon juve, redaksi e “Albart-it”, qe neve te shkeputur nga atdheu na mundesoni t’i lexojme krijime cilesore, qe deri tani na kane munguar shume ne faqet e internetit.
    Pellumb Shpata – Michigan – SH.B.A

  • 20-07-2005
    Te nderuar,
    Keni sajuar nje faqe interneti shume te mire dhe joshes, prej kur e zbulova kete faqe gati cdo dite i lexoj risite qe na i paraqitni. Pothuajse eshte nje nder faqet me te mira ne hapsiren shqiptare, andaj meritat iu takojne juve qe e mirembani dhe e pasuroni kete faqe, e cila na bene qe te ndjehemi me afer vendlindjes sone qe e lame prapa… Konkursin qe po e shpallni viteve te fundit qe tashme eshte bere tradicional eshte kaptine ne vete, do te ishte me mire qe te merrnin pjese me shume krijues qofte ne poezi a proze.
    Bashkim Kastrati – Bern, Gjermani

  • 15-07-2005
    Me pelqeu shume adresa juaj sidomos pikturat e piktoreve te medhenj shkodrane.
    Anton Kola – Shkoder, Shqiperi

  • 09-07-2005
    Ju uroj per faqe Tuaj ne internet- lirisht mun te them se eshte njera nder me te pasurat ku venlindjen na beni me te afert. Me organizimin e Konkursit letrare vetem sa e pasuroni kete sit, ku cdo vit na ofrohen krijime shume cilesore. Per te gjitha keto merita eshte e juaja. Ju lumte!!!
    Lindita Ajdini– Toronto,Kanada

  • 09-07-2005
    Eshte hera e pare qe po ju kontatoj. Do te me pelqente shume te di dicka me shume per keta artista qe une nuk i njof.
    Ismail Bresku – Ravena, Itali

  • 23-06-2005
    Pershendetle nga milano. Nje mezazh ne shqip, per neve jashte shqiperise, eshte si kripa ne gjedhe, kije parasyshe c’do te thote te lezosh nje poezi o ndonje gje tjeter shqip..-(. Per kete ju falenderojme per keto mundesi qe na ipni per tu njoftuar me mire me gjuhen tone.
    Ilir P. – Milano, Itali

  • 21-06-2005
    Ju pershendes dhe ju uroj per kete faqe te shkelqyeshme. Ju jeni me te miret dhe vetem vazhdoni keshtu sepse ju jeni “THE BEST FROM THE BEST”
    Qendrim Bunjaku – Gjilan, Kosove

  • 25-05-2005
    Vetem me ngritje kulturore dhe me bashkimin e te gjith shqiptareve mundte kemi sukses.
    Flamur Hamiti – Viti, Kosove

  • 16-05-2005
    Me te veretet me behet qejfi te lexoj cdo gje ne ket liber te pershtypjeve te gjithe shqiptareve. Jam nga Rresheni dhe pergezoj te gjithe artistet tane qe me te veretet te zgjasin jeten ne shume sense. Pershendetje edhe ju qe shkruani
    Robert Zogaj – Itali

  • 6-05-2005
    Pershendetje nga Tetova. Jam student i fakultetit te artit figurativ ne Tetov, jam viti i trete edhe pse ndoshta i ri per te be kritika por edhe sikur te isha me i moshuar nuk do te kisha cfar te kritikoja . Me se shumti me la pershtipje skulptori nga shkodra Pjeter Vukaj, i cili duhet qe te mbaj ndonje ekspozit edhe ketu te na ne Tetove. Pershendetje te gjithe atyre qe e vizitojn kete faqe. Pershendetje nga Tetova
    Iirjan Jonuzi – Tetove, Maqedoni

  • 6-05-2005
    E vetmja gje qe une mund te them eshte faleminderi per te gjitha mundesite qe po na krijoni qe ne te kenaqemi. Kisha edhe nje mendim t’ju jepja (nese mund te tregoni dicka nga artistet e rinj shkodran qe dolen nga ethet e se premtes) Faleminderit shummmmmmmmmeeeeeeeeeee.
    Ani Vukatana – Dallas,Texas (USA)

  • 2-05-2005
    Nje pune magjepse… webmaster/a keni investuar shum kohe ne kete faqe, por nje gje te tille nuk e sheh shpesh… e mrekullueshme!!!
    Besart – Gjermani

  • 1-05-2005
    Vleresoj kontributin tuaj ne prezantimin e artisteve shqiptar nepermjet internetit,dhe gjithashtu edhe cilesine e faqeve tuaja elektronike. Duke ju uruar suksese ne punen tuaj, ju pershendes nga Athina.
    Me respekt
    Toni Milaqi – Athine, Greqi

    1-05-2005
    E vizitoj shpesh here Albacenter dhe mè habit perkushtimi i stafit drejtues .Cfare eshte gjithe kjo dashuri per artin, per te prezantuar artistet !!??Ky eshte nje rast i rralle ne boten artistike shqipe prandaj i jam mirenjohes krijuesve te kesaj hapesire internet , te cilet me punen dhe shpenzimet e tyre mundohen te na paraqesin te bukuren , ate per te cilen kemi nevoje sot e pergjithmone !
    Une s’di si te falenderoj studion ” Promotema” e Albana Temalin,  ngaqe vetem fjala FALEMINDERIT eshte shume pak.
    Erion Selmani – Terni, Itali27-04-2005
    Me pelqen me teper te shkruaj Shqip se Anglisht. Jam shume i nderuar te shikoj punet tuaja, dhe mendoj se urimet e mia jane shume te “vockla” ne krahasim me punen tuaj vigane. Me pak fjale dua t’ju shpreh urimet me te mira per tematiken, per koloritin dhe gjithshka ne pikturen tuaj, per nje moment mu duk se shikoja pikturat e K. Idromenos (e kuqja). …
    Urimet me te pastra dhe suksese ne punen tuaj te mrekullueshme.
    Me respekt nga nje emigrant artedashes i piktures shqipetare.
    Besnik Rami 
    – Boston SHBA

    8-04-2005
    Nje puthje nga larg per Shqiperine
    Denisa – Durres (Shqiperi )

    2-04-2005
    Edhe une deshta t’ju uroj per punen tuaj dhe deshta te citoj fjalet e nje personi shume te dashur per mua qe i ka lane ne kete liber pershtypjesh. “Asht krenaria ma e madhe me kene i perfaqsuem dhe perfaqsues i nje miti si asht Shkodra.” Gjithashtu pershendes me respektin me te madh mesuesin tim te gjeografise per 4 vjet me rradhe zt.Klajd Kapinova
    Elona Berdica – New Jersey (SHBA)

    1-04-2005
    I uroj shume fat dhe mbaresi Sanelles. Me pelqyen shume pikturat e saj dhe i uroj me gjithe zemer qe te vazhdoje zhanrin e piktures pasi talentet nuk humbasin kurre.
    Miranda Zhegu – Tirane, Shqiperi

    30-03-2005
    Kam mbetur pa fjale. Kam internet qe tre vite e nuk kam mund te gjej nje gje te tille.
    Dan Kartalli – Gjermani

    27-03-2005
    Shumë e bukur kjo adresa e juaj. Ju pershendes dhe ju uroj suksese
    Mirsad Sylja – Shkoder, Shqiperi

    13-02-2005

    Jeni te mrekullueshem
    Liridon Sadiku – Podujeve

    10-02-2005
    Me pelqejne shume librat e autorit Mithat Dibra, per faktin qe ka botuar shume libra per kete qytet kaq te bukur dhe ku eshte djepi i kultures. Ai i ka pershkruaar kaq paster dhe kaq bukur kete mrekulli te Shqiperise. Me pelqen sesi hera heres ai i permbledh keta bukuri ne libra te vegjel por me vlere
    Mirela Gashi – Londer, Angli

    09-02-2005
    Pershendetje nga Hollanda, ju pershendes dhe ju deshiroj ne radhe te pare shendet dhe suksese ne te ardhmen
    Denis Prenaj – Hollande

    28-01-2005
    Pershndetjet e mija ma te mira per vepren e Shpetim Kelmendit e zhvillimet e saj ne nje gjuhe aq autentike.
    Vitore Sukaj – Paris, France


    26-01-2005
    Ju falemnderit per informacionin qe na ofroni. Pergezime sektorit te librit.
    Lindita Agolli – Tirane, Shqiperi

    16-01-2005
    Në të vërtetë është një web site i mrekullueshëm në të cilën mund të gjej gjithçka që më nevojitet në lidhje me kulturën dhe artin shqiptar…
    Alba Çakalli – Prishtine, Kosove

    • ———————–
  • 4-12-2004
    Pune e bukur e Ziso Kamberaj.
    Kliti Nasse – SH.B.A

  • 24-11-2004
    Komplimente! Shume, shume e bukur e u knaqa!
    Arjan Boshi – Bresanon/ Itali

  • 10-11-2004
    Ju lutem qe ne faqen tuaj te ekzistoj edhe shkrimtaret te hershem si per shp.PJETER BOGDANI
    Gramoz Kamberi – Kosove

  • 02-11-2004
    Ju përshendes përzemërsisht, jeni të mrekullueshem ju uroj suksese.
    Nexhat J. Muharremi – Viti , Kosovë
  • 23-09-2004
    Une qe po ju shkruaj jam vajza e Zija Karinit. Mu be qefi qe kishit hape disa tema persa i perket artizanatit shkodran, se ishte lene pas dore. Por sidoqofte e kishit ba nje hap dhe u lumturova, jo vetem per babain tim por per te gjithe artizanatet e Shkodres sepse e meritojne gjithashtu e falenderoj Anton Leken qe i jep mundesine te paraqesin punimet e tyre brenda dhe jashte vendit.
    Pergezimet e mia nga Amerika.
    Dorina Karini – SH.B.A

  • 04-09-2004
    Nuk e di se si te jap ndonje koment per kete faqen e juaj vetem do ju kisha uruar fat dhe mbaresi ne jete dhe vazhdoni keshtu (NO COMENT) tungt dhe ju pershendes nga zemra juve shqiptarve dhe bashkekombasve te mi tung njerez qofshit te bekuar !
    Arben Dreshaj – Peje, Kosove

  • 03-09-2004
    Ju pergezoj dhe ju uroj vazhdimesi ne punen tuaj patriotike. Uroj dhe pergezoj ne veçanti mikun tim Lek Pervizi, i cili me gjithe moshen dhe vuajtjet e tij per dyzet vjet me radhe, gjen force dhe kurajo te punoje per te miren e kombit tone. Uroj te gjithe ata qe jepin kontributin e tyre per njohjen e historise dhe te vlerave me te mira kulturore e shpirterore te popullit tone te mrekullueshem.
    Gjergj DODAJ – Nen-Kryetar i Shoqates Kulturore “Nene TEREZA” Bruksel, Belgjike.
    • 07-08-2004
      Tung nga Gjakova , ju pershendes te gjithve , me ka len pershtypje ky new faqe, pra po ju them qe ne te ardhmen qe te behem me shum vizitore..
      Laurat Shehu – Gjakove, Kosove
    • 04-08-2004
      Jeni te përkryer vazhdoni të sherbeni përatdhe
      Argin Kelmendi – Kijeve, Kosove
    • 17-07-2004
    • Ju pergezoj dhe ju falenderoj ne emer timin, jeni nje Web shume e qelluar posaqerisht per mua dhe koleget e mij….. e mos te flas per informimet kulturale qe jane shume te mirepritura. Suksese
      Lebibe Topalli – Ferizaj, Kosove
    • 17-07-2004
      Eshte hera e par qe e vizitoj ket faqe dhe mesova shum te reja nga koj faqe, suksese ne punen e me tutjeshme pershendetje per stafin e albacenter . Ështe nje sukses i artit shqiptar . Pershendetje
      Arjan RUFATI – Gostivar, Maqedoni
    • 15-07-2004
      Eshte hera e pare qe e vizitoj kete faqe, dhe marre kaq shume informacione per Shqiperine, per te kaluare dhe te tanishmen e saj. Ju lumte
      Nexhmije KASTRATI – Prishtine (Kosove)
    • 14-07-2004
      Padyshim qe shkrimtari Skender Drini mbart vleren e udherrefyesit dhe dinjitetin e mjeshtrit te gjindur per shkrimtaret e rinj shkodrane, qe ndoshta po shfaqen me poetika vetjake dhe te perndryshme, por qe gjithsesi te vepra e Drinit shohin te hedhura bazat e fjales se sotme shkodrane dhe shqiptare. Personalisht çmoj si letersi te vertete vepren e tij “Eklipsi i Henes”
      Astriti – Milano (Itali)
    • 02-06-2004
      Më pelqen pa maseue siti juaj, ngase na ofron flesh lajme dhe risi kulturore nga te gjitha anet e botes. Kjo na ben qe me pak ta ndjejme mungesen e vendlindjes sone. Ndersa me shpalljen e Konkurseve, qe jeni te Vetmit qe permes elektronikes i realizoni me sukses, na servijoni krijime mjaft cilesore, ku njeherit na jepni mundesine qe ne t’a percaktojme me te mirin.
      Pershendetje dhe suksese,
      Almedina ADEMI
    • 27-05-2004
      Redaksi e nderuar, ju pergezoj per punen tuaj madhore qe e beni duke e avancuar dhe promovuar kulturen tone kombetare, duke mos i shikuar perfitimet vetanake. Ju uroj per promovimin e artit te mirefillte dhe ju deshiroj suksese dhe jete te gjate.
      me nderime
      Kasem DIBRA
    • 21-05-2004
      Redaksi e albacenter, Ju pergezoj per kete sitin tuaj dhe ju uroj suksese.
      Pershendetje,Erkan ShAHINI
    • 14-05-2004
      Me ne fund e gjeta nje web-faqe per shijen time, besoj se edhe shume te tjereve iu pelqen, ngase shoh se shfletohet nga nje audotorium i gjere… Me pelqeu qe faqet gadi çdo dite freskohen, nuk eshte sikur disa site tjera te cilat kane ngelur me risite e para dy viteve… Pervec ketyre ky site promovon dhe e plason kulturen shqiptare kudo neper bote… Une vetem ju kisha uruar stafit kryesor per punen e tyre madhore qe e bejne per kombin tone.
      Brikena MEHMETI
    • 11-05-2004
      Suksese dhe vetem suksese ne mbarevajtjen e punes suaj, kohen e fundit sitin po na i beni edhe me te pasur.
      Enver MALIQI – Ontario (Kanada)
    • 07-05-2004
      Stafit kryesues te albacenter.it tu dergoj pergezimet e mia per nje site kaq te pasur, i cili gati cdo dite na sjell ndonje risi.
      Ermal ALUSHI – Rome (ITALI)
    • 06-05-2004
      Ju lumte juve qe e keni perpiluar dhe e mirembani kete site kaq me vlere…permes te cilit njihemi dhe miqesohemi me njeri tjetrin… thithim nektarin nga krijimet me te perzgjedhura te artisteve dhe krijuesve nga mbare hapesira shqiptare… Ju na i beni vendlinjen tone aq te afert, ata qe i adhurojme dhe i duam t’i lexojme na i servoni ne dhome, para syve tane…thjesht kete qe beni ju nuk paguhet me florinj, ngase mundesuat qe e bukura te depertoje kudo duke mos njohur kufinj e postblloqe.Ju lumte dhe ju prifte e mbara!me respektin me te madh:
      Mihail BUTKA – Wiskosin – SH.B.A
    • 05-05-2004I lexova te gjitha punimet ne Konkursin Letrar me nje kenaqsi te vecante. Ju falenderojme per te gjitha keto qe na i ofroni, shpresoj qe kesi organizimesh te konkurseve do te keni edhe ne te ardhmen.
      Ju lumte, me suksese te reja.
      Nehat JAHIU – St.Galen, Zvicer02-05-2004
      Organizuesit i uroj pune te sukseshme, pjesemarresve ne konkurs shum fat, na gezofshi edhe ne te ardhmen me keso organizimesh dhe krijimesh cilesore, qe na joshin duke u zhytur ne te bukuren.
      Gezuar per shume suksese.
      Agron LILA – Bern (Zvicer)

      30-04-2004
      Me organizimin e Konkurseve beni nje pune te mrekullueshùe, duke na ofruar autore te njohur dhe krijime nga me te mirat… Puna juaj eshte e pazevendesueshme, prandaj ne qe jemi larg vendlinjes ju jemi shume mirenjohes. Pershendetje te perzemerta

      Merita PETROVCI – OSLO (NORVEGJI)

      30-04-2004
      Shfrytezoj rastin qe ta pergezoj kryesuesin e “ALBACENTER” i cili nepermjet elektronikes kontakton dhe na lidh me vendlindjen tone, te gjithe neve shqiptareve te shperndare neper bote…
      Ju pershendes me nje Tungjatjeta!

      Minir HASHANI – Braintree MA (SH.B.A)


      27-04-2004
      Suksese krijuesve pjesemarres ne Konkursin Letrar, suksese stafit te “ALBART” per punen e tyre te palodhshme.

      Zenel MUSAI

      27-04-2004
      Ju pershendes dhe ju falenderoj qe na ofroni artin e mirefillte, faqja juaj e internetit dita-dites eshte me e begatshme.

      Ylli PEPA – Bruksel (Belgjike)

      27-04-2004
      Redaksi e “Albacenter”, keni nje site te shkelqyeshem, nuk kam çka te shtoj, vetem ju deshiroj suksese edhe me te medha. Pershendetje!

      Eugen VLLASHI

      26-04-2004
      Shume sukse artisteve te fjales se shkruar dhe zoteruesve te ketij web-site, e cila me pelqeu si nga disejnimi poashtu edhe nga brendia permbajtesore.

      Leonardo Gjergo – Acron USA


      26-04-2004
      Keni sajuar nje faqe te mrekullueshme, ku cdonjeri mund ta gjej veten aty ne brendi. Une vone u njoftova per kete faqe-interneti (duke iu falenderuar stafit te Shoqates) ku tani e tutje di t’i ndjek te gjitha risite qe dalin ne te. Jeni nder te paret qe keni shpallur Konkursin Letrar (me sa me duket ky eshte i III/ti me radhe) Prandaj ju pergezoj dhe uroj te na gezoni edhe me shume befasira tjera.

      Astrit Gojçaj

      26-04-2004
      Permes ketij mesazhi pershendes mirembajtesit e kesaj faqe Internet, Ju uroj pune te mbare dhe suksese ne prezantimin e kultures mbareshqiptare. Pershendetje vellazerore.

      Avni Belica – Sidnej (Australia)

      25-04-2004
      I nderuar staf i “Albacenter”,
      Jam i befasuar kendshem nga brendia e sitit Tuaj. Kam kaluar caste te kendshme duke u zhytur ne leximin e krijimeve te arritura ne konkurs. Ju pergezoj per angazhimin tuaj ne promovimin e kultures shqiptare dhe ju uroj shume suksse.

      Erik Jubica

      25-04-2004

      u pershendes dhe uroj qe konkursi letrar i organizuar nga ana juaj te mbetet tradicional, mbarekombetare dhe me pjesemarres me te shumte. Ta reklamoni me shume kete faqe neper websitet simotra, ngase qekur egzistoni une vetem para ca ditesh u njoftova per kete faqe nga nje bashkeatdhetar dhe tani rregullisht cfare ka te reja ne brendine e saj e shfletoj me endje…Ju pershendes dhe ju uroj shume suksese.

      Agim MULAJ – Florida (SH.B.A)

      24-04-2004
      Ju pergezoj dhe ju falenderoj per kete faqe qe na mundesuat ne Internet. Keni prekur te gjitha sferat e artit tone te mirefisllt. Suksese dhe vetem suksese.

      Ismet ARSLLANI – Boston (SH.B.A)

      22-04-2004
      Krijuesve fat, redaksise suksese dhe jete te gjate!

      Xhevat Malaj – Philadelphia (WI) (SH.B.A)


      21-04-2004
      Ju pershendes e ju uroj suksese ne Konkursin Letrar dhe ne organizime te tjera.

      Alban Grezda – Bronx (NY) (SH.B.A)

      19-04-2004
      Jeni per cdo lavdate, keni bere gershetimin e artit shqiptare dhe jeni te vetmit qe e promovoni fjalen e bukur te shkruar permes lidhjes elektronike, duke organizuar konkurse letrare, aty ku ne ndeshemi me krijimet me te reja dhe me te mira…
      Per keto shkrime qe ne i lexojme me endje meritore jeni Ju, stafi i ALBART-it,
      Ju falenderoj dhe Ju uroj per punen e palodhshme.

      Ganimete CERAJA – Nju Jork (SH.B.A)

      19-04-2004

      Shume te fala te ngrohta nga Florida te gjithe pjesmarresve ne Konkursin Tuaj. I lexova krijimet poetike, kishte mjaft te mira…
      Meritoreve te kesaj web-faqe ju uroj suksese, qe na ofrojne kete mundesi leximi.

      Agim Shazivari – Florida (SH.B.A)

      19-04-2004
      Është faqe e qëlluar, sepse sado pakë i jepë një krahë artistëve në diasporë, por kisha dashur që janë disa artistë të vetquajtur mos ta përdorin këtë faqe sepse e dëmtojnë. Kemi pasur nevoj për një gjë të tillë, por shpresojmë se tashmë duhet edhe ta japim kontributin tonë për përkrahje. Ju lumt suksese
      Përshtypjet e mia për këtë faqe janë të mira, në përjashtim disa gabimeve teknike, por shpresojmë se do të rregullohen me kohë, por kisha dashur që kjo faqe të ketë më shumë material për artistët që gjindet në Emigracion, sepse e vetmja gjë që i përkrah ata janë shoqëria e pakët. Suksese dhe jetë të gjatë kësaj faqe.
      Valton Jakupi – St.Gallen (ZVICERR)


      18-04-2004
      Ju lumte per kete faqe interneti, une vone e zbulova, Ju pergezoj per punen qe e beni.
      Ju pershendet

      Idriz Ajdini – Detroit (OHIO)

      17-04-2004

      Permes ketij mesazhi ju pergezoj per punen rreth pergatitjes dhe mirembajtjes se faqes internet ‘albacenter.it’, eshte nje faqe e qelluar ku kohe pas kohe ne tej oqeanit njihemi me krijuesit tane.

      Kadri Morina – Toronto (CANADA)

      17-04-2004

      Ju pergezoj per kete faqe te shkelqyeshme, njeherit ju pegezoj per organizimin e konkursit letrar. Pershendetje dhe suksese.

      Lindita Dini – Detroit (SHBA)

      17-04-2004
      Redaksi e nderuar e “Albart”. Jeni shume meritore per nje web site, ku gjejme gjithcka per shijen tone.

      Ernest Dhimo – Selanik (GREQI))

      17-04-2004
      Eshte nje site shume i mire, si nga ana permbajtesore ashtu edhe teknike

      Ermal Mero

      12-04-2004
      Ishte nje rastesi qe hapa faqen tuaj. Ju uroj Mbaresi. Por desha edhe te theksoj per shkrimin qe keni bere per Sander Geren. Ai vertet ka qene dhe mbetet nje njeri i paarritshem per vitet e tij dhe te sotmet. Ketu dua te permend me respekt jo vetem profesor Sander Mark Gera, por gruan e tij edhe mesuesen e palodhur dhe te persosur per Shkodren Lucije Gera.
      Jane perhere ne zemrat tona, ne zemrat e te gjithe studenteve e studenteve te viteve te tyre…
      ..EDHE NJEHERE JU PERGEZOJ PER FAQEN KAQ TE BUKUR.SUKSESE..

      Bora – ish studente e Prof.Sander Geres, (ITALI)

      6-04-2004
      Pershdetje dhe sukses stafit te ralizimit te kesaj faqe ju lumet

      Shyqeri Hajdari


      7-03-2004
      Eshte kenaqesi jo vetem e autorit te talentuar Artan Shabani, por e te gjithe neve bashkekombesve te tij, qe nje veper e krijuar per nje figure kaq te madhe si Nene Tereza, te hyje ne fondin e arte te Selise se Shenjte.

      Vasjan Lami – Tirane (Shqiperi)

      7-03-2004
      Eshte nje faqe e mrekullueshme, me pelqyen shume krijimet letrare te Konkursit 2003… Dijeni se Ju jeni ura e jone me vendlindjen… Ngase jeni ne rruge shume te mire, vazhdoni keshtu… Ju prifte e mbara.

      Feriz Ajdini – Toronto (KANADA)

      3-03-2004
      Nje ekspresionist i shkelqyer i natyres karakteristike te Shqiperise se Veriut. Punimet e tija jane me vlere pasi ato shprehin harmonine e bukurise se ashpersise. Duket se Zef Naçi nuk eshte vetem piktor por dhe ma teper.

      Nje ish-koleg i tij, inxhinjer – Bruksel (BELGJIKE)

      2-03-2004
      Jemi dy shoket e klases te Sanella Lulanaj , piktore e re qe ka paraqite punimet e saj ne “albart” ne sektorin e “Artisteve te rinj”. Duam vetem t’a pershendesim dhe t’i urojme fat ne kete art kaq te bukur.
      Ju pershendesim

      Terenci Pepa & Elsidjani
      Shkolla “PRENK JAKOVA” Shkoder,(SHQIPERI)

      2-03-2004
      Ju lumte, mbase tri here ju lumte (keshtu shprehej dikur Horaci ne odet e tij) per kete program fisnik qe perfshine kulturen shqiptare bashke me shkrimtaret e artistet qe e perbajne dhe e perfaqesojne ate.
      Kjo i jep nje frymemarrje te re hovit krijues te artisteve e shkrimtareve te brezave te ndryshem te kombit shqiptar, te rinj e te vjeter, dhe hap nje dritare mbi pjesen e panjohun ose te mohueme te historise dhe te kultures se popullit tone, nje popull me shpirt krijues artistik, qe nder te tjera ka ruejte trashigimin gjuhesor dhe ate te poezise epiko – heroike, rast i veçante e unik ne bote, qe shpreh vertetesine e atij trashigimi pellasgjik – ilirian, qe nga lufta e Trojes (dhe ma perpara), qe Gjergj Fishta i madh, arriti te perjetesoje ne kryevepren epiko-heroike te tij e te gjithe kombit sdhqiptar “Lahuta e Malsise”.
      Ju lumte pra, mbase tri here ju lumte!

      Lek Pervizi – Bruksel (BELGJIKE)

      7-02-2004
      Jam Fjolla nga Prishtina, ju uroj pune te mbare dhe ju pergezoj per faqen ne internet!
      Fjolla Shaipi – Prishtine (KOSOVE)

      31-01-2004
      Pershendetje !
      Dijana Sadiku – (DANIMARKE)

      28-01-2004
      Ju uroj suksese ne jete te gjitheve kudo qe ndodhen
      Bledar Zhejani – Padova (ITALI)

      28-01-2004
      Te pershendes Agim Kadillari. Me pelqyen punet si dhe fakti qe keni ruajtur personalitetin tuaj ne artin dinjitoz.

      Ylli Haruni – Nju Jork (SH.B.A)

      23-01-2004
      Pershendes te gjithe shqiptaret kudo qe jane,si dhe shqiperine thesarin e pazbuluar.

      Le.An – Zyrih (ZVICERR)

      18-01-2004
      Kam nder me u pershndet dhe me e pranu kete pershendetje timen ne librin tuaj qe une u dha gjith Shqypnis sime gege,
      ma pershnesni SHKODREN ZEMREN E RRACES SONE, megjithse jam nga Mitrovica…

      Bekim Rexhepi – (GJERMANI)

  • ————————
  • 23-12-2003
    Pershendetje te gjith emigranteve shqiptare kudo qe ndodhen ne te gjithe boten, Jeni te mrekullueshem!
    Baki Veshi – (Greqi)
  • 17-12-2003
    Zoti i bekoft te gjithe artistet nga Kosova dhe Shqiperia,te gjithe jane te mire.Ju pershendes nga qyteti i Pejes.
    Bushi Shala – Peje (Kosove)
  • 11-12-2003
    Jam shume krenare qe jam Shkodrane e shume i knaqur qe arti dhe kultura e Shkoderloces tone mund ta amirojne te gjith. Ne vecanti amiroi Ismail Lulanin dhe axhan Ndoc Gurashi jeni krenaria e jone.
    Elton Sokoli – Chieti (Itali)7-11-2003
    Falnderoj kenaqsine e rikthimit te kujtimeve, rishijim e shijes artistike qe pothuajse e kisha harruar. Pergezoj te gjithe pjesmarresit n’kte dritare t’artit shqiptar, e veçanrisht Jetmira Krajen, Genc Mulliqin e Ziso Kamberin. Jeni me mire se ç’me deshronte shpirti per me ju uru. Bravo!!! Me mall, kenaqesi e krenari; Jens Zajmi-Katanolli.Jens Zajmi-Katanolli – New York (Sh.B.A)

    2-11-2003
    Edhe une deshta t’ju uroj per punen tuaj dhe deshta te citoj fjalet e nje personi shume te dashur per mua.Qe i ka lane ne kete liber pershtypjesh. “Asht krenaria ma e madhe me kene i perfaqsuem dhe perfaqsues i nje miti si asht Shkodra.” Gjithashtu pershendes me respektin me te madh mesuesin tim te gjeografise per 4 vjet me rradhe zt.Klajd Kapinova.

    Elona Berdica – New Jersey (Sh.B.A)

    29-10-2003
    Faleminders per tana ça lexova e pash ktu.Nuk po merrem me fjal’ te kota po tan shkodranet i past bota, jan te mir e te dashtun, e plaçin tan ata qi i kan inatin. Me respekt, po mundohem me u largu po prap kam me i shkru (SHKODRES e shkodranve).

    David Vuji – (Itali)

    22-10-2003
    Po ju shkruan nje shkodrane qe ka gjithmone mall per vendin e vet. J’u pergezoj per sitin tuaj dhe j’u uroj nje vazhdimsi te mbare.

    Altiana Shpuza – Cuneo (Itali)

    21-10-2003
    Ju pergezoj sinqerisht per site-in tuaj te shkelqyer,

    Ardian Kyçyku – Rumani

    18-10-2003
    Them se jeni me te miret
    Tung,
    Dilan Mensuri – Arizona (Sh.B.A)

    15-10-2003
    Nisma juaj qe tashme duket e konsoliduar.Eshte nje nga gjerat me te vyera per nje shkodrane jashte Shqiperise.Dicka qe te mban ne kontakt me ate qe te gjendet larg. Eshte shume i vyer publikimi i punimeve te artisteve te rinj shkodrane jo vetem per ata (te privuar disi nga shanset e ekspozimit), por edhe per ne qe nuk kemi fatin e mire t’i admirojme nga afer talentet e qytetit tone.
    Njohim me mire artistet e huaj dhe veprat e tyre, duke fshehur njekohesisht injorancen mbi artin tone.
    Nje shans per te rikuperuar.

    Alsira Raxhimi – Rome (Itali)

    10-10-2003
    E pershendes Jonin e vogel dhe familjen Babatinca dhe i uroj suksese ne punimet e tij.Shpresoj qe nje dite punimet e Jonit te ekspozohen ne LLap dhe te krenohen dardanet me te.

    Teuta Rustemi – Londer (Angli)

    05-10-2003
    Ju pergezoj per punen tuaj.

    Sadik Alia – Londer (Angli)

    25-09-2003
    Pershendetje e veçante nga Anglia , per humoristin shkodran Sander Ruçi.
    E pelqej shum humorim tuj te pershendes ty ne vecanti Zyliha Milotin, Edmond Halilin dhe mbretin e humorit Zef Deda .
    Lum shqiptaret qe ju kane!

    Dritan Gurashi – (Angli)

    23-09-2003
    Ne permjet kesaj faqe pershendes te gjithe letraret dhe artistat e rrethit te Shkodres, ne vecanti shokun tim te feminise Shpetim Kelmendi.
    Ju pershendes nga larg.

    Saimir Koka – Houston – Texas (U.S.A)

    24-08-2003
    Ju uroj suksese z. Zef Naçaj per fotot e tij shume interesante se duke qene mesues gjeografiene shkollen e mesme te gjuheve te huaja ne Shkoder kam pasur fatin te shoh gjate ekspeditave nga Universiteti i Tiranes dhe privatisht pikerisht keto bukuri perrallore te vendit tone.

    Me shume respekt . Pershendetje te perzemerta.
    Klajd Kapinova – New York (U.S.A)

    16-08-2003
    Dua te kujtoj artistin e popullit Panajot Kanaçi si njeri genial i shpirtit dhe artit Shqiptar.
    Te gjithe artistave ju uroj shume guxim, kurajo, energji per jetgjatsine e shpirtit dhe artit shqiptar.

    Me respekt
    Le.An – Zürich ( Zvicerr)

    8-08-2003
    Jam i kenaqur qe me ne fund gjeta nje sit interesant nga Shkodra.Juve ju uroj sukses ndersa une do te jem nje vizitor i rregullte. Pershendetje!

    Naim Sufaj – Torino (Itali)

    6-08-2003
    Tash qe jam larg atdheut fizikisht e ndjej me te nevojshme te vizitoj me shpesh artin e artistet Shkodrane. Me duket se bej nje vizite ne studiot e tyne, i pergezoj te gjith’ e ne vecanti bashkebisedoj me punet e tepavdekshmit Ismail Lulani.

    Zef Nacaj – Yonkers, NY (SH.B.A)

    1-08-2003
    Verte jeni te mrekullueshem ne veprimtarin qe beni ne ngritjen e moralit te shendosh dhe gezohem se kemi edhe ne artist me eksperience dhe lavdi Zotit per dhuntit qe i jan dhuruar atyre por edhe nje gje le ta kryejn veprimtarin e tyre me dashuri nga Ai qe ja ka dhuruar ate dhunti dhe le ta lavderojne Ate, ju uroj gjithe te mirat dhe progres te metutjeshem ne veprimtarin tuaj.

    Me respekt dhe dashuri te paster.Gjithe te mirat

    Gjon Keka – Prishtine ( Kosove)

    21-07-2003
    Ju pergezoj per punen qe keni nisur!
    Ndjehem krenar qe njihen shkrimtaret dhe artistet e njohur dhe te rinj nga faqja juaj nga shqiptaret jashte trojeve, por edhe nga ne qe jetojme brenda kufijve te Shqiperise!

    Pershendetje te sinqerta,

    Astrit Fani – Shkoder (Shqiperi)

    15-07-2003
    Pershendetje nga Gjermania per shkrimatrin Pjeter Arbnori.
    I nderuari zoti Arbnori.
    Ju urojm shendet dhe shum koh te lir per shkrimet te tjera.

    Z. Faja – (Gjermani)

    10-07-2003
    Jam kenaqur gjithnje me shkrimet dhe librat e prof.dr. Alfred Çapaliku, qe edhe pse tashme larg tij ne New York i kujtoj sa here sekuencat e veprave te tij. Kryesisht me kane pelqyer librat studimor monografik dhe me e rendesishme per mua ka qene jeta dhe vepra e imzot Vinçenc Prennushi-t te cilin sikurthe thuhet e ka kja me lot. Une e njoh dhe e kam mik prof. Çapalikun dhe i ruoj mbaresi dhe frytshmeri ne punen e madhe krijuese dhe ndriçese per perlat e ndritur te panteonit me te cilet krenohen sot mbare Kleri Katolik, sikurse ka qene e mbetet fytyra e ndritshme e Prennushit. Poezia e prof.dr. Çapalikut ka muzikalitetin e gjuhes gege dhe gurgullimen e ujit si kristal te bjeshkeve te Alpeve kreshnike, qe ngrihet gjithnje me tematiken e larmishme qe ka rrokut ne veprat e tij qe jane tharmi dhe tabani ku thuri veprat dinjitoze. Urime Alfred!
    Klajd Kapinova – New York (SH.B.A)

    05-07-2003
    Pershendetje nga Prizreni. faqja eshte mjaft e bukur.
    Valton – Prizren (Kosove)

    26-03-2003
    Ju pergezojme per punen tuaj te mire ne kete fushe te veshtire te artit. Suksese te metejshme. Nga nje grup studentesh qe ju pelqen arti dhe te adhurojne juve!
    Nga nje grup Studentesh – Shkoder (Shqiperi)

    20-03-2003
    Vlersoj veçanërisht punimet e Tur Muharremit… Urimit ma t’ përzemërta për punën e shkëlqyeme!
    Astrit Cani – Milano (Itali)

    17-03-2003
    Prehem shumë herë në qetësi dhe meditacion të veçantë sa herë që futem në faqen e internetit të Arben Cokaj dhe të tuajin. T’ju them të drejtën unë kur isha mësues në shkollën e mesme te Gjuhëve të Huaja në Shkodër (Zdrale, që më vjen keq që ka këtë emër), kam parë të gjithë ekspozitat e pikturave të brezit të vjetër, mestar dhe të rinjve të talentuar. Bile shpesh me nxënsit e shkollës, kryesisht vitet e III e IV kam shkuar për të parë ekzpozitat pranë Universitetit dhe të gjithë janë ndjerë shumë mirë. Arti dhe kultura janë ilaçe shpirtërore që mjekojnë plagët e thella të ekonomisë së konsumit dhe të jetës pakuptim që bëjnë një pjesë e rinisë në Shqipëri. Edhe një herë urime dhe shpesh do t’ju sodis e shkruaj një mesazh malli. Miku juaj i ri Klajd Kapinova. Lidhuni edhe me Kolec Traboninin në Boston me www.traboini.com, sepse ka një faqe shumë të bukur në internet. Eshtë një shkrimtar shumë tërheqës me një frytshmëri intelektuale. Ai ka jetuar në Tiranë, por është nga qyteti ynë Shkoderloca.

    Klajd Kapinova – New York (SH.B.A)

    16-03-2003
    shume foto te bukura,shpresoj qe do te me jepet mundesia nje dite ti vizitoje te gjitha kto vende. Zoti ju bekofte!

    Ares – Peja (Albania)

    09-03-2003
    Ju uroj nga zemra te gjithve kudo qe ndodheni si ne trojet Shqiptare dhe ne mbare boten qe te jeni sa me te lumtur.
    Eshte hera e pare qe po e vizitoj kete faqe dhe u befasova nga larmia e saj dhe per kete ju them zoti ju bekofte per cfare beni .Nuk dua te permend emra se nuk di se sa kohe do te duhej por ne fjalen Shkoderlocja perfshihen te gjitha si tradita, kultura, dashuria, sporti , humori dhe virtytet me te mira qe kena. Krenohemi me ju ne çdo bisede se ju na hapni dhe na zgjeroni kontaket me vendin tone.
    Duke ju uruar gjithe te mirat dhe sukse ne te ardhmen po e mbylle, vetem suksese dhe suksese ju ndekshin!

    Lulezimi – (Londer)

    09-03-2003
    Ju lumt ! Faqe që të jep jetë, faqe që të jep ngrohtësi, faqe e mrekullueshme

    A.Spanca – (Prishtine)

    03-03-2003
    Ju uroj te gjithe te mirat dhe deshiroj qe te keni sa me shume faqe te reja ne internet sepse qyteti yne e meriton nje vleresim te tille. I kam lexuar do gje me vemendje dhe pothuajse te gjithe autoret shkrimtare i njoh. Mendoj se duhet te riperterihet faqja e internetit edhe me libra te rinj dhe nje biografi me e gjate per çdo shkrimtar shkodran dhe te botohen te gjithe veprat e tyre gjate jetes krijuese. Nuk ka rendesi se kur jane shkruar para apo pas viteve ’90, sepse keshtu çdo frekuentues i faqes tuaj krijon nje ide me te plote per çdo shkrimtar. Urime dhe pune te mbare. Te fala Shkoderloces tone te dashur. Sikurse ka thene Edit Durham “Shkodra me mrekullon…eshte qyteti me i bukur ne bote…” Nga New York-u Klajd Kapinova. Do ta shoh shpesh faqen tuaj si vizitor dashamires dhe nese une mund te kem ndonje mendim te kundert po me miresjellje do t’ua percjelle. Faleminderit per mirekuptimin!

    Klajd Kapinova – New York – U.S.A.


     

    01-03-2003
    Sapo lexova pershtypjet e bashkadhetareve te mi dhe u gezova shume qe edhe une mund te shkruaj dicka qe dua te them,jam shume krenare qe jam shqipetare,rrofte populli shqipetare dhe une gentjana ju pershendes te gjithve kudo qe ndodheni, nje pershendetje familjes time,aldona elezit dhe gjithe atyre qe me njohin.nje puthje nga gentjana

    Gentjana Totraku – Frosinone (Itali)

    15-02-2003
    Pershendetje,ju bej komplimentet me te mira per faqet e hapura ne WEB.Un i drejtohem shkrimtarit Alfred Capaliku, (babes tem) ne veçanti, por edhe te gjithe shkrimtareve tjere te Shkodres.Duke i uruar suksese te metejshme e qe botimet e tyre te shtohen nga dita ne dite.Dhe duke uruar qe jeta dhe veprat e shkrimtareve dhe artiteve, ne nje te ardhme te paraqiten ne menyre me te zgjeruar.Suksese edhe faleminderit qe na dhat mundesin te shprehim mendimet tona.

    Vitjola Capaliku – (Itali)

    06-02-2003
    Jam shume gezuar qe pata rastin te shijoj disa nga punet e mikut tim Piktorit Ziso Kamberi (Lushi), nga i cili pata mundesine dhe une te ndjek Artet dhe te merrem me pikture.

    Rei Stathi – Boston (SH.B.A)

    04-02-2003
    Ju pershendes perzemersisht per kete iniciative ineresante e me shume interes per te gjithe ata qe jetojme larg atdheut e qe e kane te pamundur te jemi ne kontakt te perditshem me ate qe na ushqen me shume: artin. Ju faleminderit.

    Minire Lala (Cani) 
    – (Itali)

    22-01-2003
    Jam shume e lumtun qe po komunikoj me qytetin me te bukur te Shqipnise edhe me ka marre malli shume per Shkodren. Nuk ka gje me te mire se ne vendin tend por na erdhen vete rrethanat dhe jeta e veshtire te braktisim vendin tone. Ishalla u ece mbare te gjithe qytetareve te Shkodres.

    Emigranti – New York (SH.B.A)

    21-01-2003
    Do doja te pershendesja shum autoret shqiptar kudo qe te jene se na zgjatin jeten me ato librat qe shkruani mua me ka mare malli shum per te lexuar pak shqip pasi dhe ndodhem ne vend te huaj por un kurre sdo ta haroj gjuhen shqipe nejse i uroj suksese te gjith autoreve shqiptar mirupafshim

    Jonida – Birmingham (Angli)


    19-01-2003
    Komplimente dhe falenderime ne emer te gjithe kombit tone shkrimtarit shkodran Alban Kraja qe permes librave te tij te botuar ne Itali, dhe te pasqyruara ne sitin tuaj, na beri te gjitheve te njohur aresyne e vertete qe na jep privilegji i te qenit shqiptar…24 perandore shqiptar qe kane udhehequr Romen, 4 pape me origjine shqiptare ne Vatikan, nje kryeminister te sukseshem qe i kemi dhene Italise, nje familje shqiptare qe per 150 vite ka udhehequr Egjyptin etj. , qe Kraja me aq mjeshteri dhe perpikmeri shqyrton ne librat e tij, na bejne qe te shtojme edhe me teper perpjekjet tona te perditeshme per ta merituar denjesisht emrin ngadhenjyes: SHQIPTAR.

    Rasim Vucaj – Rimini (Itali)

    18-01-2003
    Mesazhi im i drejtohet Zef Nacaj. I uroj suksese. Me rizgjimin e pasionit per fotografine Zefit i asht kthye dashunia per ti fiksue ne celuloid gjithe ato gjana te bukura qe inxhinjeri ambicios i pyjeve i ka prekun me dore dhe ka kalue rinine e tij prane tyne.
    Reuf Xhyheri – Michigan, (SH.B.A)


    11-01-2003
    Pershendetje, jam Bashkimi nga Shkodra pershendes popullin shqiptar kudo qe ndodhen dhe ne vecanti venlindjen time.
    Gjithashtu Bleona Qerretin dhe Bujar Qamilin dhe stafin e albacenter..

    Bashkim Recaj – Stokholm (Suedi)

    11-01-2003
    Ju falemnderit per punen e bere deri tani. Suksese ne te ardhmen!

    Halim Agastra – MO,(SH.B.A)
    ——————————–

  • 31 -12-2002
    Me duket se Shkodra i ka arrit nje pamje te mir internetit duke i dhan opinjonit te vet dicka qe te tjeret ende se kan kjo asht e mbrrime se jo mahi duke dashur t ju pershnes ju ur´j festen e vitit 2003Artir Rexhepi – Gjermani
    22 -11-2002
    Jeni te mrekullueshem; kam shum emocione tani qe po shkruaj por me duket vetja si ne Shkoder mes shokesh e miqsh qe i pershendes dhe ju tham se s’ju kam harru dhe se nji dite do te kthehem.
    Me mall ju tham se rrall flas shqip, studioj ne Venezia per Informatike dhe rastesisht gjeta kete sit.
    U knaqa pa mase dhe do ju shkruaj shpesh
    Nateeeen Shkoder, shendet pra shoke, shpresoj te takohemi se shpejti
    Giorgio Death – Venecia, Itali


    15 -11-2002
    pershendetje!
    desha te them shkurtimisht (per te mos u bere ripetitive), me pelqeu nje ide e tille.
    Nuk konsiderohem si kritike arti, por eshte nje nga hobit e mi dhe praktikoj disa forma te ndryshme arti.
    gjithe te mirat!


    Jurida Pali – Australi

    14-11-2002
    Jam Alush Belaj, orixhina kuksjan. Une jetoj ne Londer, Angli e do te deshiroja te pershendes te xhith poetet shqiptar, kodo qe te ndodhen, mbar vendin dhe te pershendes gjith gurbetqart qe ndodhen ngado jasht shtetit.

    Alush Belaj – Londer, Angli


    22-10-2002
    Me pelqen shume siti i juaj per nga menyra e ndertimit por mendoj se mund te beni edhe me shume persa i perket shumellojshmerise se rubrikave tuaja …….Shpresoj qe ne te ardhmen te jeni edhe me kompetitiv…..

    Me shume respekt


    Dritan Kraja – Belgjike

    13-10-2002
    Pikturat e Zef Naçajt me pelqyen shume. Complimenti.


    Luke Ndoci – Juban (Guri i Zi, Shkoder), Shqiperi


    09-10-2002
    Pergezimet dhe urimet e mia!
    Ju falenderoj edhe nje here per permbledhjen e arritur artistike.

    S.S – Gjeneve, Zvicerr


    08-10-2002
    S’dua te permend nje artist ne veçanti por te gjithe artistet shqiptare kudo ne bote. Une dhe gjithe Shqiperia duam ti kemi prane. Urimet me te mira per te gjithe kudo qe ndodhen. Fjala shqipe eshte e zjarrte.

    Jonida – Shqiperi

    08-10-2002

    Me le pershtypje kjo faqe se ka shume gjera interesante, te cilat me interesojne besoj dhe miqeve te tjere. Pershendetje dhe pune te mbare.

    Pershendetje nga Ulqini

    Merita – Mal i Zi, Ulqin


    08-10-2002
    Mesazh per shkrimtarin Skender Temali:

    Une jam Ismet Tocilla nga Kukesi dhe jetoj ne Angli.
    Per tregimet nuk kam se ç’fare te komentoj sepse nuk le gje per komentim, i dashtun mesues e shkrimtar.
    Skender Temalin une e njoh shume mire si mesues, me ka dhene mesim per tre vjet dhe eshte nje mesues shume i dashtun . Kam shume deshire te gjej tregimet e mesuesit tim te dashtun ketu ne Angli.
    Profesorit i uroj suksese ne nxjerrjen sa me shpejt te romaneve te tij dhe i jap fjalen mesuesit tim te dashtun se pasi te dalin ne qarkullim romanet e tij nga s’jane ata nuk i le pa i gjete. Gjithashtu i uroj suksese dhe mbaresi ne jete mesuesit tim te dashtun Skender Temali

    Me respekt nga:
    Ismet Toçilla – Angli

    16-09-2002
    Me pelqeu shume ideja juaj per te permbledhur punimet e artisteve shqiptare qe jetojne e punojne jashte aydheut. Une jam rritur ne nje familje artistash dhe gjithmone kemi qene afer artit por kur largohesh nga vendi yt dhe shikon veprat artistike shqiptare qenka me te veretet emocionuese.I pergezoj te gjithe bashkatdhetaret e mi qe kane arritur ne cilesi kaq te larta. Shpresoj qe ne te ardhmen anetaret e albacenter te shtohen edhe me shume.
    Ju faleminderit nga larg per çka bo beni per te ngritur zerin e Shqiperise ne diapsore.


    Albana Ibrahim Berdaku – Stamboll, TURQI

    16-09-2002

    Ngaj here kur me merr malli per pikturat e çiftit Kadillari, (dy prej te cilave per fat te keq rrine varur ne muret e shtepis sime ne shkoder – them per fat te keq sepse do te doja t’i kisha me vete) vizitoj webin tuaj.
    Ju uroj pune te mbare dhe nje jete me te mire gjithe artisteve shkodrane.

    Anila Zhugri– Bournebouth/ England


    25-08-2002
    Jam nje adhurues i artit. Po me behet qejfi, qe edhe artistet Shqipetare kane mundesi te behen te njohur ne te gjithe boten.Te flasesh per artin,per ate ç’ka ndjen ne ate moment autori eshte diçka shume e madhe dhe e panjohur.Sepse ç’do fragment i asaj poezie ose i atij momenti eshte e paperseritshme,dhe eshte rrezik,per autorin ta dije se ç’far permban ajo veper. Shpresojme, qe se shpejti edhe Shqiperia do te kete mundesi te afroje te gjithe artistet Shqipetar ku ndodhen ne bote dhe te ngreje nivelin e artit Shqipetar. Pergezime dhe urimet me te mira per te gjithe artistet Shqipetare,qe po sakrifikojne te japin maksimumin e tyre Shiperise.


    Me respekt

    Adriatik Ibrahim Berdaku – Itali


    06-08-2002
    Pershendetje dhe urimet me te mira nga bashkeatdhetaret ne London.
    Urime me te mira.

    Fatjon Xhepa – UNITED KINGDOM (London)


    26-07-2002
    Të fascionon Shkodra e dashur edhe pse nuk jam shkodran e dua frymen e saj ju përgëzoj per keto te arrime që nuk janë të vogla i pershendes koleget e mi te profesionit të piktures.Per ju Mitrovicalia


    Bekim Rexhepi-Gjermani

    07-07-2002
    Pershendetje te gjitheve! dhe urime te gjithe atyre qe ndihmuan ne krijimin e ketij sitit.
    Pervec se na mush me mall e kujtime shume te bukura nga Shkoder locja ky site, na jep mundesine te rigjejme shoqni te vjetra qe loja e fatit deshi ta sjell keshtu.
    Ju pershendes te gjitheve jeni fantastike dhe me shprese te Zoti se nje dite e gjithe rinija e Shkodres qe ndodhet kudo jashte Shqipnise te kthehet e ti japin Shkodres se etur njohurite qe morem, se kulturen na e ka dhane vete Shkodra .

    Mariana Brunga – Athine, Greqi


    24-06-2002
    Ah maj Shkoder, distanca prej teje asht e madhe, po malli per ty asht i pakrahasushem.
    O Shkodran, mas e merzitni vedin me mergime te panevojshme se aja nuk asht zgjidhja. Nqs e keni dashte dhe e doni Shkodren, bani nji nder Shkodres-Loces tone, kthehuni, kja asht e vetmja ndihme qi mund ti nepni.


    Miri Shpuza – NY, Sh.B.A

    6-06-2002
    Me te vertet keni ba nje pune te madhe per mundesine qe i keni dhane artistave shkodrane per tu njohur ne te githe bote nepermjet keti mjeti sic ash interneti tuj e dite se mundesi per nje pune te tille ne Shqipni jane krejte te pakta .
    Po shfrytesoj rastin te pershendes te gjithe bashkatdhetaret kudo qe jane per interesin qe kane per artin pasi asht publiku ai qe e mbane te gjalle .

    Vil Ejlli – Treviso – Italia


    17-05-2002
    Nje shok i imi nga Italia me coi kete adrese te ketij site edhe me vjen mire, pasi kam jetuar gati 10 vjet ne Shkoder edhe kam punuar si mesuese ne shkollen e muzikes edhe te piktures, por ne nje fare menyre nuk e dija se ne kishim nje art kaq te bukur. Nje pune shume e bukur e bere edhe nga ju.
    BRAVO JU QOFTE. VAZHDONI ME GJERA TE BUKURA .SUKSESE


    Anna – New York, USA

    16-05-2002
    Jam nje djale nga shkodra por banoj ne Itali.
    Me qe mu dha rasti pershendes Agim Kadillarin dhe Ismail Lulanin mbasi jane miq te mi .Ju faleminderit!

    Vil Ejlli – Treviso, Itali

    15-05-2002
    Jam nje vizitor i rregullt i ketij webi pasi me jep mundesi te degjoj me shume per vendin tim.
    Ju pergezoj dhe ju falenderoj te gjitheve per kete pune kaq me vlere.
    Suksese te metejshme


    Bledar Meti – BRISTOL,SOUTHWEST OF ENGLAND

    15-05-2002
    Urime te gjithe artisteve por ne vecanti dua ti uroj suksese Jetmira Krajes,Ormira Lulanit dhe Albana Temalit. Suksese te metejshme artisteve Shkodrane.


    Meliodora Nacaj – Michigan (SH.B.A)

    15-05-2002
    Me pelqeu sidomos pjesa me fotot nga Shkodra.Nice….


    Arjeta – Massachusetts (SH.B.A)

    03-05-2002

    Jam pernimend i lumtur, qe me ne fund e gjeta nje dritare per te pare e per te shijuar edhe nga larg bukurine e artit te vendit tim. Eshte e veshtire ti tregosh shume prej studenteve italiane(imagjino te tjereve) se ne Shqiperi ka, pervec te tjerave, edhe bukuri natyrore, dashuri, ndjenja, pershtypje, qe me pak fjale do te thote art. Kur shohin keto pamje nga pikturat e shqiptareve, nuk kane me nevoje per fjalet e mia te varfera…Faleminderit!

    Emiljan Karma – Napoli (Itali)


    18-04-2002
    Per shkrimtari Skender Temali:
    Ju përgëzoj për krijimtarinë. Shëndet dhe gëzime.

    Çerkin Bytyçi – Gjermani


    18-04-2002
    Per Z. Isa Alibali,
    Kur ju pashe u gezova, Ju desheroj cdo te mir ne jet dhe suksese ne cdo lami te jetes.


    Muhamet Lani – New York (SH.B.A.)


    6-04-2002
    Jungjatjeta, Faqja juaj me la përshtypje jashtëzakonisht të mira. Juve përfshini të gjithë kombin, dhe në të gjitha sferat.
    Mua më së shumti më pëlqyen faqet kulturore. Ju uroj, shendet, fatë dhe punë të mbarë.


    Nushi Istrefi – Mitrovice (Kosove)


    13-04-2002
    Mu dha rasti me pa pikturat e piktoreve shqipetare dhe di me than qe jam e mahnitun me bukurin prrallore te tyne dhe kajhere me duket cudi se si dora e njeriut mundet me kriju nje gja te tille Jam shume e mrekullume dhe ne te njejten kohe shume e knaqun qe artiste prej shtetit tone te kene mundsine te shfaqin veprat e tyne dhe keshtu te cojne emnin sa ma nelt Shqipnise dhe Shkodres (si shkodrane qe jam)
    Ju faleminderit


    Ada Baba – Florida (SH.B.A)

    11-04-2002
    Urime per punen e mrekullueshme qe keni bere. Shpresoj qe neper mjet jush, te shohim me shume nga arti shqiptar. .


    Brelanda – Michigan, (U.S.A)

    13-03-2002
    Urimet ma te perzemerta te gjitha artisteve pjesemarres – po na e ndritni faqen.
    Lum Shkoder-locja per ju!
    Pershendes ne menyre te vecante Artes Llazanin.

    Bora Shpuza – Prishtine (Kosove)

    25-03-2002
    Ismail Lulani, ne 69 vjetorin tuaj me lejo qe te uroj jete te lumtur,te qete dhe nje krijmtari te begate. Jam i previligjuar qe kam miqesi me nje njeri dhe nje artist te madh si ju. Edhe njehere urimet me te mira.


    Enis – U.S.A.


    24-03-2002
    Per piktorin e popullit Ismail lulani.
    Urimet me te mira. Pashe faqen tuaj te re qe kishit hapur,pikturat tuaja ishin me te vertet magjike,ato mbajne frymen shqiptare,kostumet tona te mrekullushme natyren tone te bukur. Te punuara me aq mjeshteri nga ju, bejne artin tuaj te dashur per njerzit ,e bejne ate te pavdekshem. Desha te shpreh admirimin tim per artin tuaj, ju lumte, pasi artiste si ju vlersojne me lart nje qytet te madh sic eshte Shkodra. Urime te metejshme.


    Amarildo Babo – France

    12-03-2002
    “Ju pergezoj per idene e nje siti te tille.
    Shkodra – dhe krejt Shqiperia – ma shume se gjithcka momentalisht, kane nevoje per gjalleri, ngjyre e force shpirterore!
    Urimet ma te perzemerta te gjitha artisteve pjesemarres – po na e ndritni faqen. Lum Shkoder-locja per ju!”

    Bora Shpuza – Prishtine (Kosove)


    9-03-2002
    Per te gjithe! Urimet ma te mira per gjallimin e shpirtit artist shkodran. Asht krenaria ma e madhe me kene i perfaqsuem dhe perfaqsues i nje miti si asht Shkodra.


    Fatmir Berdica – Tirane (Shqiperi)


    3-02-2002
    Pershendetje per shkrimtarin Isa Alibali. Jam shume i gezuar qe shoh edhe emrin tuaj ketu krahas artisteve te tjere te qytetit te shkodres.
    Arben Alibali – Tirane (Shqiperi)

     

  • 20-02-2002
    Artistat sikur ju e mbajne popullin shqiptare gjalle e me shprese se vendi jone do te perparoje nje dite…
    Pershendetje te perzemerta te gjitheve e posacerisht ing. Zef Nacaj
    Çetina Camaj – Detroid (SH.B.A)
  • 10-02-2002
    Pershendetje artisteve shqipetar per kete faqe te kendeshme ,u ndesha me piktura me vlera te larta artistike dhe mjaft origjinale. Ne vecanti vlersoj pikturat e mjeshtrit Ismail Lulani dhe i uroj suksese te metejshme ne krijimtarine e tij.
    Romeo Demolli – Japoni
  • 3-02-2002
    Pershendetje te gjithe artistave tane kudo qe jane , na kenaqni shume me punen tuaj te palodhur dhe shume frytdhenese.
    Me kete rast pershendes te gjithe Shkodranet dhe te gjithe Kelmendesit kudo qe jane ,Zoti ju bekofte dhe ju dhurofte begati te medhaja.
    Me pelqen cdo gje rreth faqeve tuaja . Eshte kenaqesi te gjesh dica nga vendi jone ne internet .
    Urime te metejshme per te gjithe ..
    Drita Vuktilaj – Detroit, Michigan (Sh.B.A.)
  • 16-01-2002
    Keni krijuar nje faqe te bukur, por une do kisha deshire qe tek sektori i librit te mund te lexonim edhe ndonje pjese te shkeputer prej librave.
    I uroj Shkodres e shkodraneve nje vit sa me te mbare e me sa me shume sukses.
    Ne vecanti i dergoj pershendetjet e mia shkrimtareve Isa Alibali e Endiza Dizdari, me shpresen e deshiren e madhe per te pare sa me shpejt librin tyre te dyte edhe ne kete web,Gjithe te mirat nga
    Edra Alibali – Mynih (Gjermani)

    • 17-11-2001“Il sogno del libero pensiero” di Agron Mesi. Un capolavoro!
      I suoi lavori sono molto interessanti. Complimenti.Valentina Spedicato – Italia


    • 26-06-2001
      Ciao Andi Hila!
      I tuoi quadri sono molto belli.
      Wilson Hila, Marília São Paulo – Brasil
    • 10-01-2002
      Tani sapo lexova tregimin tuaj ” Kepucet e turpit” te Skender Temalit .Me pelqeu shume se eshte sa real dhe i dhimshem. Tregim i bukur dhe i shkruar me realizem. Ju faleminderit per kenaqesine qe na falet me kete tregim. Ju uroj suksese te metejshme dhe shpresojme te lexojme dhe te tjera tregime po kaq te bukura nga ju.
      Xhuli Babatinca – Toronto (Kanada)

  • 04-12-2001
    Per tregimin “Kepucet e turpit” te shkrimtarit Skender Temali:
    Nje shkrim i bukur, qe te ben te mendosh per fatin e shumkujt… ne te gjitha koherat… Pershendes autorin dhe e pergezoj per shkrimi, duke uruar njekohesisht shkrime edhe me te mira ne ta ardhmen.
    Drita I – Prishtine – Kosove

    14-10-2001
    Per tregimin “Kepucet e turpit” te shkrimtarit Skender Temali:
    Nje tregim i bukur i shkruar me mjaft ndjejne nga autori,duke me bere te perjetoj per disa momente realitetin dhe jeten ne Shkoder ,te cilat me qjithe varferine e tanishme per mua Shkodra do te mbetet gjithmon e dashur dhe magjike.
    Urime dhe faleminderit .
    Ormira Lulani – Kanada

 

 

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *