Archivio 2006

Poesia, musica e danza albanese a Firenze – “A testa alta”

A testa alta – spettacolo di poesia, musica e danza albanese a Firenze

scritto da  Albana Temali

Un successo di collaborazione italo-albanese per la promozione della cultura albanese. Per la prima volta nella Sala Binaca dell’Istituto S. S. Annunziata di Poggio Imperiale, Firenze un evento con poesie dei poeti albanesi, musica dei compositori albanesi e danza albanese

 

pagina in lavorazione – traduzione in corso


Në një qytet si Firence janë të shumtë ambientet me vlera të paçmuara historike, kulturore e artistike, në të cilat rregullisht zhvillohen aktivitete të ndryshme si, shfaqje artistike, ekspozita arti, konferenca, kuvende, takime kombëtare e ndërkombëtare etj. Por janë të rallë institutet shkollore, që zhvillojnë aktivitetin e tyre didaktik në ndërtesa të tilla. Ndofta fati dhe historia transformoi një nga Vilat më të bukura të qytetit në seli të një instituti shkollimi. Po këtu zhvillon aktivitetin e saj edhe shoqata “Miqtë e Dantes” e krijuar nga studentë të këtij Instituti (mes tyre edhe studentë shqiptarë) e që drejtohet nga profesoresha Erminia Zampano. Jo më shumë se një vit më parë, kjo shoqatë organizoi në një nga sallat më të famshme të tij, në Sallën e Bardhë, të quajtur ndryshe edhe Salla e Moxartit, (aty luajti në piano Moxarti 14-vjeçar), “Lectura Dantis- internacional”. Në këtë spektakël u lexua dhe u recitua “Kënga e Ferrit ” nga anëtarët e shoqatës në disa gjuhë të Botës; italisht, anglisht, gjermanisht, arabisht si dhe në shqip. Ishte suksesi i këtij spektakli, efekti që krijoi dëgjimi i Dantes në shqip në këtë ambient, motivi për thellimin, njohjen dhe mundësitë e bashkëpunimit mes kësaj shoqate dhe shoqatës ASUF (Shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Firences) dhe Lidhjes së artistëve e shkrimtarëve shqiptarë në Toskanë.

Poezia shqipe, njohja e promovimi i saj u bë motivi e më pas objektivi për realizimin e një aktiviteti të përbashkët mes këtyre shoqatave të mbështetura nga Konsullata e nderit në Firence. Kështu u hodhën hapat e parë të një bashkëpunimi italo-shqiptar, për promovimin e kulturës shqiptare në Firence. I parapriu këtij aktiviteti turneu i organizuar në muajin tetor në Shqipëri nga shoqata “Miqtë e Dantes” në qytetet Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, në kuadrin e javës së kulturës italiane nëpër Botë. Studentët italianë e shqiptarë dërguan në Shqipëri jo vetëm recitimet e vargjeve të Dantes, por edhe atë të poetëve shqiptarë, poezi të përkthyera në italisht, apo në gjuhën shqipe. Ishte kjo shenja e parë e vlerësimit ndaj një krijimtarie pothuaj të panjohur, një impenjim ndaj autorëve për një kontribut, qoftë edhe modest, në njohjen e krijimtarisë së tyre jashtë kufijve, për të cilën disa prej tyre gjatë diktaturës kanë humbur edhe vetë lirinë. Me motive të reja nga kjo përvojë u arrit tek organizimi i spektaklit më 20 nëntor 2005, që u bë i mundshëm nga gatishmëria dhe bujaria e administratës së Ist.SS. Annunziata të Poggio Imperiale (Fi).

Rëndësia dhe nderi për këtë shfaqje bëhej edhe më elegante që në hyrje të Vilës, ku mes flamujve italianë dhe flamurit të Europës së Bashkuar, valëvitej edhe flamuri shqiptar.

Ishte plot Salla e Bardhë atë natë, të ftuar të nderuar, personalitete të shkollës, të kulturës dhe artit të qytetit, profesorë, studentë dhe bashkatdhetarë, ishin aty për të asistuar në këtë spektakël të paparë me tinguj “të padëgjuar”. Emocion për të gjithë. Bukuria e Sallës, eleganca e saj, dukej se pritnin shumë me tepër sesa vetë publiku. Nga Shkodra një grup valltarësh të vegjël me kostume kombëtare krijoi sfondin e kësaj skene të hapur.

Spektakli u hap me vargjet “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar”, të Naim Frashërit, të recituara me embëlsi nga Pamela Hyka, studente e vitit të tretë të këtij instituti, para sfondit të krijuar nga projektimi i fotos së vetë autorit dhe Alpeve shqiptare. Kjo hyrje do të ishin garancia e nivelit të lartë të spektaklit. Më pas, tinguj daulleje, ngjyra e lëvizje ritmike të valltarëve të vegjël shkodranë mbushën Sallën e Bardhë. Duartrokitje e ovacione kanë shoqëruar interpretimin e tyre. E kështu kjo mbrëmje kaloi nga interpretimi virtuoz në fizarmonikë i B. Anamalit, në interpretimet e këngëve popullore shkodrane nga Ferdinand Bjanku e grupi i tij: pianisti Oliver Gruda e kitarristi Fred Palushi. Por ishte “Poezia shqiptaree” protagoniste e kësaj mbrëmjeje. Me radhë u recituan nga studentët Filippo Vallini, Stefano Biondi, Riccardo Rubegni, Guido Conti, Anisa Bruci, Silvia Fiordano. Vargje shkruar nga L. Pervizi, V. Zhiti, L. Radi, R. Dibra, M. Ahmeti etj., dhe të poetëve të rinj Cezarin Toma, një gjeneratë e re premtuese e poezisë shqipe. Vlerë të veçantë i dha kësaj shfaqje prania dhe interpretimi në saksofon i muzikës së A.Paparisto e F. Ibrahimit nga mjeshtri Zija Bushi Bejleri i shoqëruar në pianoforte nga Mario Celia.

Të shumta ishin përgëzimet për përmbajtjen e realizimit të këtij spektakli. ” Ishte një triumf i vërtetë, u shpreh në fund të shfaqjes një nga të ftuarit e nderit, filologu klasik anglez z.Michael R. Griffiths, personalitet dhe autoritet i Kishës Anglikane në Firence, Dekan i Drejtorisë së British Institute në Firence dhe ish-konsulli anglez po në Firence.

Ky ishte rezultati i një bashkëpunimi të frytshëm italo-shqiptar për njohjen e promovimin e kulturës shqiptare, nëpërmjet të cilit kontribuohet edhe për integrimin e bashkëjetesën paqësore.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.