Uncategorized

Udhëtimi neper Bote i skulpturave te artistit shqiptar Helidon Xhixha

Udhëtimi neper Bote i skulpturave te artistit shqiptar Helidon Xhixha shkruar nga Albana Temali
“Il cavallino rampante” veper e skulptoreve Helidon e Ilirjan Xhixha para Stabilimentit FERRARI ne Maranello, Itali

Po e nisi këtë shkrim me një pyetje për lexuesin (gjë aspak e zakonshme!): A e njihni autorin e skulpturës në çelik, të quajtur “Il cavallino rampante”, që dominon sheshin para stabilimentit Ferrari në Maranello?
Nëse dikush nga ju nuk di të pergjigjet, po ju ndihmoj: është Shqiptar, quhet Helidon Xhixha dhe është ndihmuar në realizimin e veprës nga vëllai i tij, kritiku Ilirjan Xhixha, nga Durresi.

Kishte vite që e njihja dhe e ndiqja krijimtarinë e tyre, por si shumë prej jush, nuk kisha pasur fatin të ndodhesha përballë njerës prej veprave më të mira të realizuara prej tyre e të provoja emocionet, që vetëm një vepër në kuptimin e mirefilltë të fjalës “artistike” mund të të shkaktoje.

Por, duke qene bashkekombese e autoreve, një tjetër ndjenjë provon njeriu në këto momente, atë të krenarise kombëtare e padashur reflekton për talentin e padiskutueshëm të këtyre artisteve, që kane arritur me veprën e tyre deri te ky shesh, e figura e tyre para meje bëhet aq gjigante sa vetë figura e këtij “Kali që vrapon”.. drejt progresit, drejt majave të suksesit, …sukses shqiptar ne tokën italiane!!!

Kjo dite para “Il Cavallino rampante” më shtyu të flisja me skulptorin Helidon Xhixha e të kërkoja të informohesha më shumë për aktivitetin e tij e t’jua prezantoja lexuesve qe me veprat e tij të shperndara në sheshet publike nga Italia në Dubai, nga Hong Kong në Nju Jork eshte bere Përfaqësues i denje i Artit shqiptar.
Vepra dedikuar viktimave te 11 shtatorit ne Nju Jork do te dergohet ne nje nder sheshet e qytetit si veper e artistit shqiptar “Desheroj qe kjo veper te njihet si e tille – thekson Helidoni – si veper shqiptare , por per kete duhet mbeshtetja finaciare e realizimit te vepres dhe e trasportimit te saj nga nje ent apo person privat shqiptar”

Ne kete prizem ndofta politika e Shtetit Shqiptar duhet seriozisht të ktheje shikimin, mbasi atë që e bën nje vepër Arti ndofta nuk e realizojnë dot dhjetra bashkëbisedime politikanësh.

Per kete artist te ri ne moshe, por te rritur profesionalisht nuk kane munguar kometet ne shtypin kombetar e nderkombetar. Per te jane shprehuar kritike te mirenjohur nder ta edhe i mirenjohuri Vittorio Sgarbi.

Biografia e Artisteve 

Helidon e Ilirjan Xhixha kanë lindur në qytetin e Durrësit dhe janë bijtë e piktorit të mirenjohur Sali Xhixha. Ky fakt mjafton te spjegojë pse këta dy djem zgjodhen rrugën e artit figurativ në jetë. Fati i dërgoi të studionin në Akademine e Arteve në Tirane e më pas, në vitet ’90 formimi i tyre vazhdoi në Akademine e Arteve të Bukura – Brera, në Milano. Këtu dallohen për talentin e tyre mes qindra studentësh të tjerë ( si shume të tjerë studente shqiptare!) dhe fitojne bursa studimi e specializimi në Mbretërinë e Bashkuar apo në SHBA.

Të këtyre viteve janë ekspozimet e para dhe bashkëpunimet e para me artistë e subjekte të jetës artistike italiane e të huaj. Eksperienca e tyre rritet nga viti në vit, sidomos pas përfundimit të studimeve.

Tashme kanë punuar për skulpturën monumentale e pikturë “fine arts” duke përdorur teknika të ndryshme e në këtë proçes Helidoni sjell në artin e skulpturës një të re absolute, përdorimin në skulpturën monumentale të çelikut të paoksiduar.
Skulptura me këtë teknikë të re kanë një sukses të madh dhe vlerësohen shumë nga kritika. Që nga ajo ditë veprat e tyre janë të kërkuar në çdo ane të Botës.
Megjithate artisti nuk kufizohet vetëm te skulptura monumentale por aplikon edhe në pikturë; realizon objekte për zbukurimin e ambjenteve të brendshme; vepra ne qelq venecian te Muranos etj.

Me një shfletim të shpejte të fotove të veprave artistike të realizuar që ne fillimin të viteve ’90, katalogu bëhet shumefaqesh dhe “pesha” e tij flet për impenjimin e madh e punen e realizuar dhe arritjet e sotme te artistit shqiptar, që permblidhen me dy fjalë: sukses i padiskutueshëm.

Biseden me skulptorin Helidon Xhixha e gjeni ne faqet e numrit te muajit Tetor 2007, te gazetes “Shqiptari i Italise” (ne te gjithe librerite etnike ne It

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *