scritto da Albana Temali
Lidhja Nacional Shqiptaro-Arbereshe, e cila eshte krijuar per te unifikuar aktivitetin e shoqatave shqiptaro-arbereshe, qe veprojne ne territorin italian, kohet e fundit ne bashkepunim me degen e saj te re A.W.A (Albanian World Artists), ka organizuar aktivitete te ndryshme artistike me synim promovimin e kultures shqiptare. I tille ishte edhe aktiviteti i titulluar “Shqiperia ne gjuhen e dashurise” i zhvillur ne Castel di Leva, afer Romes, me 10 shkurt 2007, ne Hotel Grand Park Marini.
Motiv per kete aktivitet u be dalja nga shtypi kohet e fundit e librit “Gjuha e dashurise poetike”, Antologji me krijimet e nentembedhjete krijuesve te Diaspores shqiptare Xh. Jorganxhi, A. Bacelli, V. S. Leka, M.Kelmendi, B. Ymeri, V. Dardha, A. Halimi, E. Kokaneshi, J. Qela, Llemadeo, N. Hila, P. Pali, S. Rexhepi, I.Zajmi, O. Iljazi, N.Pistulli, A.Mezini, E. Xh. Xhajanka, I.Borova. Dhe ky botim, teper i ralle per nga permbajtja dhe realizimi i tij meritonte nje vleresim te vecante, jo vetem si krijim artistik por edhe si fenomen, qe shenon nje zhvillim te ri ne realitetin te jetes se Diaspores shqiptare.
Keshtu lindi ideja e promovimit te ketij libri, te cilen e perkrahu Lidhja Nacionale Shqiptaro- Arbereshe dhe dega e saj e re A.W.A (Albanian World Artist) e qe te mbeshtetur nga Sponsori Gjeneral “Club Roma” dhe nen kujdesin e znj.Nirvana Pistulli u arrit te organizimi i mbremjes kulturore “Shqiperia ne gjuhen e dashurise” , e cila duke pase si qellim krijimin e nje imaxhi sa me te plote per kulturen shqiptare si dhe per te mundesuar nje hapesire interpretimi per secilin artist pjesmarres ishte projektuar ne dy pjese: Promovim i librit dhe Koncert i artisteve te A.W.A
Promovim i librit “Gjuha e dashurise poetike”
Megjithe motin e keq, i cili nuk favorizoi bashkatdhetaret, qe desheronin te ishin te pranishem ne ate mbremje te se shtunes, salla e Hotel Grand Park Marini u mbush ate nate plot e perplot. Atmosfera festive ndjehej qe ne hollin e hotelit ku nje nga nje apo me grupe hynin te ftuarit dhe publiku.
Prania mes publikut e artisteve, regjizoreve, poeteve, shkrimtareve, gazetareve te mirenjohur shqiptare dhe italiane ne kete mbremje si dhe perfaqesuesve te istitucioneve qeveritare shqiptare dhe trupeve diplomatike te akredituara ne Itali na lene te kuptojme qe ky aktivitet per nga rendesia e tij nuk ishte vetem promovim i nje libri.
Skenografia e thjeshte por esenciale premtonte edhe per nje dialog te lire mes publikut dhe diskutanteve.
I takoi zonjes Nirvana Pistulli, organizatare dhe koordinatore e ketij aktiviteti, te hapte kete mbremje kulturore duke prezanuar edhe “protagonistin” e saj, librin “Gjuha e dashurise poetike”. Me tej znj.Pistulli njohu te pranishmit me “historine” e lindjes se ketij libri, me forumin “teutatshqiptarenebote”, hapesire web ku gra e vajza shqiptare ne emigracion kane gjetur mundesine e komunikimit te perditshem. Aty ato diskutojne per problemet e ndryshme te jetes familjare e sociale, si dhe ato te integrimit ne vendin ku jetojne. Te kjo hapesire, “teutatshqiptarenebote” publikojne edhe krijimtarine e tyre, duke e perdorur kete hapesire edhe per promovimet e para dhe inkurajimet per projektet krijuese.
Pikerisht nga leximi i ketyre publikimeve on-line te krijueseve shqiptare ne diaspore lindi ideja e publikimit ne leter te nje libri antologjik, nga poeti me banim ne Rumani Baki Ymeri, shkrimtarja Vitore Stefa Leka, dhe poetesha Mardena Kelmendi. Qe nga ideja e deri te realizimi i librit rruga nuk ishte e thjeshte – seleksionimi i krijimeve te autoreve, perkthimi ne italisht dhe anglisht, redaktimi, faqosja dhe stampimi i librit i bere i mundur nga sponsorizimi i z. Agim Xhemali. Ne kometin e saj znj. Pistulli shprehu besimin qe ky liber me krijimet e paraqitura, tematiken dhe nga cilesine e perkthimeve do te paraqese interes jo vetem per publikun shqiptar por edhe per lexuesin e huaj, duke mundesuar keshtu njohjen e krijimtarise se shqiptareve ne mergim.
Per kontributin qe ky botim ka ne imaxhin real te shqiptareve qe jetojne jashte Shqiperise foli edhe presidenti i Lidhjes Nacionale Shqiptaro- Arbereshe, Alban Kraja. Perkthimi i krijimeve ne italisht mundeson njohjen e kesaj krijimtarie nga publiku italian i mesuar te degjoje nga mediat lokale dhe kombetare pergjithesisht lajme te kronikes se zeze, te amplifikuara, te cilat kane krijuar nje imazh te deformuar, te shqiptarit te Italise. Dott.Alban Kraja beri edhe nje kalim te shpejte e plot me fakte reale te historise se raporteve shqiptaro-italiane dhe kontributin e figurave te shquara shqiptare ne jeten politike, sociale, kulturore e fetare te Italise: Ai u ndal edhe ne aktualitetin e komunitetit shqiptar, shkallen e integrimit te tij ne Itali dhe ndikimin e punes se emigrantit ne ekonomine italiane. Ne diskutimin e tij theksoi se keto aktivitete jane jo vetem promovim i kultures shqiptare por njohje e Shqiperise, njohje qe padyshim ndikon ne zhvillimin e thellimin e raporteve aktuale mes dy shtetetve.
Per vlerat artistike te librit “Gjuha e dashurise poetike”, tematiken dhe autoret si dhe rendesine e promovimeve te tilla jashte kufijve te shqiperise diskutoi poeti Visar Zhiti, Minister kulture prane Ambasades Shqiptare ne Rome.
Me interes e duartrokitje nga publiku u priten edhe fjalet inkurajueve e vleresuese per kete iniciative te z. Flamur Gashi , Drejtori i Institutit te Diaspores Shqiptare prane Ministrise se Puneve te Jashtme ne Tirane dhe shkelqesise se tij z. Rrok Logu Ambasador shqiptar prane Selise se Shenjte ne Vatikan.
Shkrimtarja Vitore Stefa Leka , bashkautore dhe iniciatore e realizimit te ketij vellimi antologjik me fjale zemre falenderoi te pranishmit per nderin qe i bene kesaj “krijese” te re te kultures shqiptare ne emigracion. Si aktiviste e Lidhjes nacional shqiptaro -arebereshe dhe patriote e flakte e ceshtjesh shqiptare ( e sapo dekoruar nga Presidenti i
Republikes Shqiptare per meritat e kontributin e saj patriotik ne emigracion ) ajo theksoi se ky liber permbledh ne vetvehte dhe transmeton edhe ne dy gjuhe te tjera italisht e anglisht, shpirtin shqiptar te vuajtur por kurre te perkulur, hallemadh por krenar, larg dhe afer atdheut te tij. Krijuesit jane bij te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, qe fati i jetes i ka shperndare neper bote, por qe te gjithe i bashkon dashuria per te shprehur ne vargje apo proze, ne gjuhen e memes, te emocioneve, ndjenjave e deshirave te tyre, e jo me kot ky vellim ka titullin “Gjuha e dashurise poetike”.
E konsideroj si nje femijen tim kete liber – shtoi ne diskutimin e saj poetesha Mardena Kelmendi, iniciatore dhe bashkautore e librit, e cila me teper emocion komentoi rrugen e realizimit te tij dhe solli para te pranishemve pershendetjen e gjithe bashkautoreve Xh.Jorganxhi, A.Bacelli, V. S. Leka, B. Ymeri, V. Dardha, A. Halimi,, E. Kokaneshi,, J. Qela, Llemadeo, N. Hila, P. Pali, S. Rexhepi, I.Zajmi, O. Iljazi, N.Pistulli, A.Mezini, E. Xh. Xhajanka,
I.Borova, perkthyeseve-autore ne gjuhet italisht-anglisht, N. Pistulli, A. Mezini, E. Xh. Xhajanka, I. Borova. Ajo ilustroi per publikun punen e madhe te bere nga autoret per vete faktin qe 19 autoret e librit jane me banim ne Kosove, Maqedoni, Greqi, Itali, Rumani, Gjermani, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ate te perkthyesve per te sjelle ne gjuhet italisht e anglisht sa me afer emocionet e krijimeve ne shqip dhe nuk harroi te permendte e te falenderonte dhe punen e bere per kopertinen nga L.Lleshi dhe ndihmen e madhe te sponsorit sponsorit zoti Agim Xhemali.
E plotesoi kete kuader Arta Mezini, poetesha e re dhe njera nga perkthyeset ne italisht te poezive te librit , e cila solli pershendetje te reja te ardhura nga interneti nga bashkautoret t librit.
Nje kuader me i plote mbi librin u plotesua nga recitimi i disa poezive nga Nirvana Pistulli, Vitore Stefa Leka, Mardena Kelmendi dhe Arta Mezini.
Atmosfera miqesore dhe poetike e krijuar, ftoi ne skene edhe poetet pjesmarres ne kete aktivitet. Keshtu, poeti i i mirenjohur Agim Doci, i dha tone te reja mbremjes me nje seri recitimesh nga krijimtaria e tij personale dhe nga krijimtaria e poeteve e medhenj shqiptare si Fishta, etj
Koncerti i A.W.A ( albanian world artists)
Pjesen e dyte e mbremjes ftoi ne skene artistet e A.W.A ( albanian world artists).
Kengetari i talentuar Jo Artid Fejzo prezantoi programin e Koncertit dhe artistet pjesmarres, te ardhur posacerisht per kete mbremje: Alida Hisku dhe djali i saj Albin Keune (Gjermani), pianistja e talentuar Dhurata Lazo Bejleri, Grupi “Band 2” i Alesjo Ros Lubonjes , Balerina moderne-klasike Alina (Itali)
Koncerti nisi me interpretimin e pianistes se talentuar Dhurata Lazo Bejleri, e cila jeton prej vitesh ne Itali ku dhe punon si docente pianoforte dhe ka aktivitetin e saj me koncerte e ku perhere interpreton edhe muziken e kompozitoreve shqiptare T. Harapi, C.Zadeja, F.Ibrahimi, A.Paparisto etj, aq e panjohur per publikun e huaj. Per kete mbremje e ajo kishte zgjedhur kompozime te Tonin Harapit dhe C.Zadeja, te cilat u priten me duartrokitje e vleresime nga publiku.
Me pas zeri i fuqishem i Alida Hiskut, qe u eshte rikthyer skenave tona pas 25 -vitesh do te te kumbonte ne sallen e madhe te Hotel Grand Park Marini ne interpretimet e saj si soliste ne kenget shqiptare dhe italiane dhe do te e vazhdonte me pas me duetin me djalin e saj Albin ne nje kenge – manifest per dashurine prinderore , e cila u prit me duartrokitje te fuqishme.
Reflektime do te sillte per publikun zeri melodioz i te talentuarit Jo Artid Fejzo, me kengen “Zhurma e heshtjes”, e cila ishte dhe Fituese e cmimit te Jurise ne “Netet e klipit Shqiptar” si dhe kenge te tjera nga Cd-ja e fundit e tij , e cila titullohet “Piano-Forte”
Motivet arbereshe do te ftonin ne skene balerinen klasike-moderne ALINA , e cila do te magjepste publikun me levizjet e saj elegante dhe figurat qe do te krijonte.
Po keshtu u prit me duatrokitje hyrja ne skene dhe interpretimi i grupit “Band 2” te Alesjo Ros Lubonjes, i cili pat marre bekimin e tij para publikut prej 3 mije vetesh ne Pala de Andrè, ne Ravenna disa muaj me pare.
Drita te reja e ngjyra te reja sollen keta artiste te rinj, brezi i dyte i emigranteve shqiptare qe po rritet larg atdheut te te pareve por qe ruan e sjell ne art dashurine per Shqiperine: mesazh ky i vleresuar dhe cmuar nga publiku.
E sic ishte paralajmeruar ne fillim te shfaqjes, ky Koncert do te kishte edhe surprizen e tij, e cila erdhi me teper emocion para publikut dhe quhej Alina Keune, 11-vjeçare. Pothuaj i panevojshem prezantimi, mbasi per publikun ajo solli imaxhin e paharruar ( jo vetem ne paraqitje fizike por edhe ne ze) te nenes se saj, kengetares Alida Hisku.
E paharruar kjo skene per kengetaren e vogel shqiptaro-gjermane ku mori “pagezimin” e qe do te mbetet ne biografine e saj artistike ashtu si per publikun e rritur do te mbeten ne kujtese emocionet qe fali arti e kultura shqiptare naten e 10 shkurtit 2007 ne Hotel Marini, Castel di Leva, Rome
“Shqiperia ne gjuhen e dashurise”
Promovim kulturor i organizuar nga Lidhja Nacional Shqiptaro-Arbershe dhe A.W.A ( Albanin World Artists)
shkruar nga Albana Temali
fotografite nga Ferdinand Bjanku