Tirane, Shqiperi.3 dhjetor 2014. Ekspozita "100 vjet vizatimi shqiptar" ne Galerine Kombetare te Artevenen kujdesin e  Suzana Varvarica Kuka dhe Artan Shabani. Për herë të parë do te prezantohen 152 vepra të zgjedhura në koleksionin e madh të vizatimit të fondit të GKA, krijimtari e 46 artistëve.Atmosfera e saj, përpos shkaktimit të nostalgjisë për kohët dhe imazhet historike i propozon publikut shqiptar dhe të huaj të prekë fillesat dhe përpjekjet krijuese të artistëve, të njohë nivelin në rritje të vizatimit shqiptar dhe të dokumentojë gjurmët stilistikore, ku dominojnë ato realiste.
Ekspozita “100 vjet Vizatimi shqiptar”  kryeson me polifigurën intelektuale tradicionale të Kolë Idromenos, si artisti i parë në krijimtarinë e gjinisë së vizatimit shqiptar. Harku kohor në të cilën përhapet atmosfera e ekspozitës nis me skicë ide të Idromenos të viteve 90-të shekullit XIX dhe mbyllet me vizatimin modern, ekspresivo-abstrakt të artistes Merita Selimi të viteve 90-të shekullit XX. Inaugurimi me 3 dhjetor, ora 19.00 ne GKA. Ekspozita do te qendroje e hapur deri me 5 janar 2015.

cerca

video

Aleksander Gashi
pianista, compositore
cittadino italiano per meriti artistici

alb@partner