neritanceka( shqip) Sui colli imolesi, vicino a Bologna, presso albergo-ristorante "Monte del Re", il 23 di gennaio 2016, è stato presentato il libro" Dagli illiri fino agli albanesi" del prof. Neritan Ceka, Ambasciatore d'Albania in Italia. L'evento, organizzato dalla Lega degli scrittori in Italia, aveva il patrocinio della FNAI (Federazione nazionale delle associazioni albanesi in Italia), nel quale fanno parte fin'adesso alcune associazioni albanesi in Italia.


Mbasditen e 23 janarit 2016, ne kodrat imoleze, afer qytetit te Bolonjes, ne hotel restorant Monte del Re eshte promovuar libri " Iliret deri te shqiptaret" i prof. Neritan Ceka, Ambasador i Shqiperise ne Itali. Aktiviteti u organizua nga Lidhja e shkrimtareve ne Itali, nen patronazhine FNAI (Federata kombetare e shoqatave shqiptare ne Itali) ne te cilen bejne pjese disa shoqata shqiptare.
Ne takimin e organizuar ishte i pranishem vete autori i librit, prof Neritan Ceka, drejtues dhe anetare te FNAI si dhe te Lidhjes se shkrimtareve shqiptare ne Itali, bashkatdhetare me banim ne rajon, studente, gazetare, miq italiane.
Per vete rolin e prof. Neritan Ceka edhe si Ambasador i Shqiperise ne Itali, takimi u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte e miqesore dhe kaloi kufijte e nje promovimi te librit, ku perveç interesit per permbajtjen e librit u preken edhe tema te aktualitetit, te raportit mes dy vendeve, Shqiperise dhe Italise, si dhe te rolit e vendit te emigracionit ne politikat e sotme shqiptare.
Me interes te madh u ndoq nga publiku intervista direkte mbi "Iliret deri te shqiptaret" te gazetarit Ndue Lazri (njekohesisht president i FNAI) me autorin e librit, prof. Neritan Ceka, "figlio" d'arte ne arkeologjine shqiptare e sot nje figure e ndritur e saj ne bote.
Siç e tregoi vete prof. Ceka, profesioni i arkeologut, pothuaj ishte i shkruar qe ne lindjen e tij, mbasi qe ne moshe te vogel ndiqte nga afer punen e babait te tij arkeolog. Ne moshen gjashte vjeçare ishte ne Apolloni, ku dhe beri klasen e pare fillore. Me pas jeta e tij do te ishte plot stimuj per nje vazhdimesi ne kete profesion.
Libri " Iliret deri te shqiptaret", nis pikerisht me nje foto te babait te tij gjate germimeve ne sitin arkeologjik te Apollonise (Fier) ne 1960 dhe shoqerohet me dedikimin "Per babain tim, prof. Hasan Ceka, themelues i arkeologjise shqiptare". Ishte pikerisht, prof. Hasan Ceka, ai qe ne 1948 themeloi e krijoi Muzeun Arkeologjik shqiptar ne Tirane dhe organizoi ekspediten e pare arkeologjike shqiptare ne Apolloni.
Ndersa per kerkimet e tij te rendesishme te kryera ne territorin shqiptar, prof. Neritan Ceka solli kujtime te shumta, mes tyre ate rreth germimeve arkeologjike afer Pogradecit, zbulime te cilat i perkasin shek 270 p.C , te realizuara ne nje hark kohor 68-69 e deri ne '72, ku intuita e tij si studiues e kerkues, eksperienca ne pune, e bene te dyshonte per nje varr te dyte siper nje te sapo zbuluar te gjetur bosh, nje dhome falco qe poshte saj kishte nje varr te paprekur. Aty u gjeten mbi 70 objekte me vlere te radhe arkeologjike, historike, nje muze i vertet i paprekur. 
Ne fund te takimit, prof. Neritan Ceka per publikun illustroi permbajtjen e plote te librit "Iliret deri te shqiptaret" me projektime te fotove ne panel.
Libri "Iliret deri te shqiptaret", prej pothuaj 600 faqesh, eshte i shkruar ne nje gjuhe te thjeshte e te kuptueshme edhe per lexuesin e thjeshte, megjithe peshen e fakteve e te dhenave shkencore. 
I shtypur nga shtepia botuese "Migjeni" ne Tirane, ai eshte ne disposizion per publikun ne dy versione, ne gjuhet shqip dhe anglisht.
Ne permbajtjen e tij jane 14 kapitujt dhe ilustrimet. Nje kalim historik mbi arkeologjine shqiptare, mbi germimet, zbulimet qe ne 1916 e deri ne ditet tona.
Nje libe -  nje muze udhetues, nje thesar ne duart e studiuesit shqiptar e te huaj, te lexuesit te thjeshte, te bashkatdhetareve kudondodhur ne kerkim te rrenjeve te tyre, te autenticitetit, te identitetit te tyre te lashte.


shkruar nga Albana Temali ( Copyright testo e foto AG-news.it)
Te gjithe te drejtat e rezervuara

 

cerca

video

Aleksander Gashi
pianista, compositore
cittadino italiano per meriti artistici

alb@partner