shoqata 16Shkoder, 16 maj 2015. Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër, me mbështetjen e Konsullit të Nderit të Austrisë në Shkodër, z. Gjergj Leqejza, ditën e shtunë, më 16 maj 2015, në ora 11, organizojnë në Bibliotekën Publike "Marin Barleti" veprimtarinë: "Pranvera poetike shkodrane"
Në program ligjërimet: Brishtësia e ndjenjës tek poeteshat shkodrane - nga Skender Temali, Loja dhe ironia përmes tekstit dramatik të Albri Brahushës - nga Dr. Gëzim Puka dhe Gjovalin Çuni, Raportet e kritikës me letërsinë bashkëkohëse – nga Zija Vukaj.

Etyd muzikor nga maturantë të shkollës së mesme artistike "Prenkë Jakova".

Në vazhdim konkursi me poezi nga poetët e rinj, të ftuarve nga shoqatat homologe dhe anëtarët e shoqatës sonë, ndarja e çmimeve fituese dhe promovimi e shpërndarja falas e librit antologjik "Pena e Shkodrës", me jetëshkrime e krijime të 52 anëtarëve të shoqatës

 

cerca

video

Aleksander Gashi
pianista, compositore
cittadino italiano per meriti artistici

alb@partner